Gazeta "Tradita"

Faqja 8-9

Home
Arkiva
Komente
Anketa
Editoriali
Faqja 2-3
Faqja 4-5
Faqja 6-7
Faqja 8-9
Faqja 10-11
Faqja 12-13
Faqja 14-15
Faqja 16

lzhkstema.jpg

faqja8.jpg

Kujtimet e sekretarit tė Zogut dr.Terenc Toēi

 

Pse Zogu u zgjodh ministėr i brendshėm i “kabinetit Ypi”

 

Box

Mė kujtohet - e po e them pėr mėsim pėr tė rinjtė - qė pėr formimin e njė Ministrie u krijua njė komision me anėtarė tė Bashkimit tė Shenjtė, dhe qė, pėr tė arritur pa shumė pėrplasje nė zgjedhjen e ministrit, komisioni i famshėm e bėri me short zgjedhjen e tij!

 

Box

Por nuk dua ta lė nė heshtje njė motiv tjetėr qė ma bėri tė pamundshme bllokimin e atentatit dhe shpėtimin e djalit tė ri: demokracia kishte helmuar shpirtin e Kombit: shumė e shumė njerėz ishin tė bindur nga propaganda gėnjeshtare dhe e pabesė e filibustierėve (piratėve) tė politikės se zhdukja e Ahmet Zogut ishte shpėtimi i Shqipėrisė, dhe se njė erė e re do tė kishte filluar pas zhdukjes sė tij.

 

 

 

Mė 24 dhjetor 1921 Zogu u rikthye nė pushtet si Ministėr i Punėve tė Brendshme nė kabinetin e Xhafer Ypit.  Erdhi nė fuqi vetėm nga rrjedha e pashmangshme e ngjarjeve.

Nga njė anė ishin disa qė punonin deri nė fund tė fuqive pėr t’i treguar botės se ne ishim tė pjekur pėr lirinė e pavarėsinė; nga ana tjetėr, edhe ne, pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė sė disa ambiciozėve, jepnim shkas e argumente shumė tė ashpra kundėr vetes; argumente e gjykime tė pamerituara pėr popullin tonė, porse ngjarjet e mėvonshme dhe gjendja e sotme do tė provonin se populli ynė ishte njė ndėr mė tė disiplinuarit nė botė.

Trupa ushtarake tė shteteve limitrofe shkonin varavinga pėrgjatė kufijve tanė, ndėrsa disa politikaxhinjtė praktikonin sistemin e sulmimit tė karrocave tė postės, sa herė qė formohej njė qeveri e re. Arritėn deri nė diēka satanike e tė pabesueshme e, nė njėfarė mėnyre groteske, pėr fat tė keq.

Ndėrsa ushtarėt e shkretė shqiptarė, tė keqpajisur dhe tė kequshqyer luftonin nė kufi kundėr trupave superiore nė numėr, si pėr armatimet ashtu edhe pėr organizmin, tė ashtuquajturit burra tė politikės formonin grupe pas grupesh, nė sulm tė njė karrigeje nė qeveri. U krijuan grupe politike nė njė vend, ku populli nė maxhorancė dėrrmuese nuk ishte pjesėtar i ndonjė partie.

Mė nė fund, u krijua njė Bashkim, i mbiquajtur Bashkimi i Shenjtė, qė synonte tė pajtonte partitė me njė... ndarje racionale tė karrigeve ministrore.

Nuk mohoj se tė gjithė, ose pothuaj tė gjithė kishin ide patriotike, por nė masė dėrrmuese u mungonte vizioni i saktė pėr problemet jetėsore qė duhej tė pėrballonin, si dhe aftėsia pėr tė kutpuar kapacitetin e tyre politik dhe administrativ.

Mė kujtohet - e po e them pėr mėsim pėr tė rinjtė - qė pėr formimin e njė Ministrie u krijua njė komision me anėtarė tė Bashkimit tė Shenjtė, dhe qė, pėr tė arritur pa shumė pėrplasje nė zgjedhjen e ministrit, komisioni i famshėm e bėri me short zgjedhjen e tij!

Ja pra, ku mund tė tė shpjerė njė krizė ndėrgjegjeje!

Por pėr Shqipėrinė, kishte lindur Ylli i Mirė, Zogu.

Nė tetor 1921, Ai, megjithėse ishte njė deputet i thjeshtė, mori komandėn e Forcave tė Armatosura tė Shtetit, pėr tė mbrojtur kufijtė e Shqipėrisė.

Vendi mori frymė paksa sepse kishte mjaft besim nė kėtė Burrė, i cili diti t’i pėrgjigjej si besimit tė qeverisė, ashtu edhe tė popullit, sepse nė pak ditė ia doli mbanė tė dėbonte trupat serbe.

Kjo ndodhi nė nėntor 1921 dhe krijoi nė tė gjithė vendin njė entuziazėm gati nė delir qė kapėrceu ēdo kufi kur u mor vesh qė Fuqitė e Mėdha, tė befasuara nga reagimi ynė energjik dhe tė shqetėsuar nga mundėsia e komplikacioneve tė mėtejshme, ftuan Jugosllavinė tė respektonte pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė shtetit shqiptar.

Por fitoret ushtarake dhe interesimi i Fuqive tė Mėdha, nė vend se ta shtynte vendin drejt normalitetit politik, nxirrte nė pah ambiciet e shfrenuara tė disa njerėzve, ambicie tė cilat nuk i pėrshtateshin gjendjes reale tė vendit dhe kapacitetit tė vetė atyre. Kėshtu u krijua njė zinxhir qeverish e ministrish njėra prej tė cilave - e imponuar nga i famshmi Bashkimi i Shenjtė - jetoi gati 24 orė!

Disa deputetė vullnetmirė i drejtuan Zogut njė telegram, gjatė kohės qė ai ishte nė kufijtė veriorė, ku i luteshin tė kthehej nė Tiranė pėr tė rivendosur rregullin. Nė kėtė mėnyrė, Ai u tregoi vendin intrigantėve, kur u kthye nė kryeqytet, dhe i siguroi Parlamentit - qė ishte arratisur nga Tirana - liri tė plotė diskutimi dhe votimi dhe vuri pėr udhe funksionimin normal tė jetės politike.

Mė pas, u arrit qė tė vinte nė fuqi Qeveria Ypi, me Zogun ministėr tė Brendshėm, qė filloi tė aplikonte masėn e parė radikale dhe tė domosdoshme - ēarmatimin. Por, edhe siē mund tė parashikohej, kjo masė dhe tė tjerat qė pėrvijoheshin nė horizont, nuk mund t’i linin tė qetė ambiciozėt pa merita, duke shkaktuar aty-kėtu revolta dhe kryengritje, tė cilat arritėn ndonjėherė deri nė dyert e Tiranės.

Kundėr veprave tė tilla tradhtare dhe tė pakėshillueshme, shpata e Zogut arriti gjithmonė nė kohė dhe ua preu rrugėn. Nganjėherė rreziku ishte mjaft i madh. Pėr shembull, nė mars 1922, njė grup i madh rebelėsh zaptoi periferinė e kryeqytetit dhe, dalėngadalė, u rras gati nė rrėzė tė Parlamentit, duke shkaktuar njė situatė aq tė rrezikshme, saqė i shtyu regjentėt, ministrat, deputetėt dhe funksionarėt tė largoheshin pėr t’u strehuar nė Elbasan.

Nė Tiranė qėndroi vetėm Zogu, i cili pėr dy netė rresht luftoi ballazi me rebelėt, derisa i shtrėngoi tė lėshonin pozicionet. Pėrveē kėsaj, mė pas edhe i fali, me kusht qė tė pranonin se kishin gabuar dhe tė premtonin se nuk do tė pėrsėrisnin kėtė gabim tė rėndė

Ndėrsa vlerat dhe madhėshtia shpirtėrore e bėnin tė pafuqishme njė masė njerėzish tė rrezikshėm, nė Durrės shpėrthente njė rebelim tjetėr! Megjithatė, edhe ky u shtyp shpejt dhe u finalizua me ndėshkimin shembullor tė drejtuesve kryesorė, tė cilėt u varėn pa ua vėnė shumė veshin lutjeve pa vend, pėr mėshirė.

Zogu, ndėrsa bėhej copė e ēikė pėr tė normalizuar jetėn e brendshme tė shtetit,  nga ana tjetėr, nuk kursehej pėr tė kontribuar nė tė gjitha fushat e tjera. Me taktin e aftėsitė e tij ai kontribuoi sė tepėrmi pėr t’i shtrirė dhe pėrmirėsuar marrėdhėniet ndėrkombėtare tė qeverisė, vėēanėrisht me Italinė.

Eshtė e gdhendur nė mendjet e nė zemrat e patriotėve shqiptarė deklarata e ministrit tė Jashtėm Schanzer, i cili nė fund tė vitit 1921 deklaroi nė Parlamentin italian se kishte besim qė shqiptarėt do tė synonin tė kishin me Italinė njė miqėsi tė sinqertė nė harmoni tė plotė me miqėsinė e pastėr dhe tė ēiltėr tė Italisė.

Ndėrkaq, Zogu vazhdoi ngjitjen e tij, sidomos pėr shkak tė meritave qė kishte. Kur Shkėlqesia e Tij Xhafer Ypi braktisi postin e Kryeministrit pėr t’u emėruar Regjent, Zogu erdhi nė pushtet nė vend tė tij, duke ruajtur edhe portofolin e ministrit tė brendshėm.

Duke i kėrkuar votėbesimin Parlamentit, deklaroi se gurėt e themelit tė programit tė tij qeveritar ishin:

1.Mbi tė gjitha tė nderojmė Atdheun dhe patriotėt.

2.Liri tė plotė tė shtypit dhe tė fjalės; shqyrtim skrupuloz tė ēdo vėshgimi tė bėrė pėr tė mirėn e pėrgjithshme.

3.Politikė realiste nė ēdo fushė pėr zhvillimin racional dhe gradual tė vendit, duke e shtyrė atė drejt qytetėrimit perėndimor.

4.Miqėsi me tė gjithė shtetet, por vetėm nė bazė tė respektit reciprok.

5.Arritjen e pavarėsisė ekonomike.

6.Organizimin modern tė shtetit nė bashkėpunim me teknikė tė huaj.

E mbyllte fjalimin e tij, duke theksuar nevojėn qė tė gjitha pėrpjekjet e qeverisė bazoheshin kryesisht nė ruajtjen e qetėsisė publike dhe nė bashkėpunimin e sinqertė tė atyre qė me gjithė shpirt punonin pėr atdheun.

Fjalė nė erė pėr demagogėt dhe tė mashtruarit e Bashkimit tė Shenjtė! U intensifikua lufta e ftohtė e pėrēarėse, duke futur mikrobin nga politika nė Xhandarmėri dhe nė radhėt e ushtarėve, duke u predikuar ca teori tė pakuptimta qė, mė vonė, do tė kishin pasoja tė pėrgjakshme.

Intrigat e pigmejve (njerėzve tė vegjėl), tė irrituar nga disniveli i madh i staturės qė i dallonte nga Kryeministri i ri, futėn mosmarrėveshjet deri nė mesin...

faqja9.jpg

...e kabinetit. Dhe kėshtu, Ministri i Luftės (qysh atėherė kishim edhe njė... Ministri Lufte!) bėri dorėheqjen dhe disa ministra, njerėz tė veckėl qė Kryeministri u kishte dhėnė poste tė larta nė Kėshillin e Ministrave, bėheshin zėdhėnės tė tė ēmendurve dhe mashtruesve tė Bashkimit tė Shenjtė!

Gjenia e Ahmet Zogut ndihej e ēarkuar (e kapur nė ēark - shėn. i pėrkth.) nga numri i madh i pigmejve ose i tė alarmuarve; nė ēdo hap njė rrezik. Nė ēdo lėvizje, do tė ishte dikush qė do ta pengonte, duke e tėrhequr nga mbrapa ose qė do ta shtynte papandehur pėr ta rrėzuar. Ecja pėrpara ishte e bllokuar.

Zogu donte t’i evitonte konfliktet qė nė atmosferėn politike tepėr tė ngarkuar, mund tė kishin pasoja tė dėmshme pėr masat e gjera, pra pėr vendin qė mund tė shkonte drejt njė gjendjeje shkatėrrimtare. Dhe diti tė ishte paqtues, shpirtmadh, duke treguar atė shpirtin e tolerancės e tė durimit qė ėshtė arma e atyre qė janė me tė vėrtetė tė fortė. Dhe arriti deri aty sa tė pranonte - pėr tė mirėn e Atdheut dhe pėr tė evituar pėrplasjet, nė njė ambient mjaft tė ngarkuar politikisht, ndėrsa zhvilloheshin zgjedhje tė pėrgjithshme, - qė Ministria e Brendshme tė mbahej nė mėnyrė tė alternuar nga Ministri i Punėve Publike dhe nga kolegu i tij i Minisitrisė sė Arsimit.

Por Ai dinte se ēfarė bėnte!

Njė ditė, ndėrsa u gjenda nė zyrėn e tij tė punės duke diskutuar miqėsisht - edhe se kisha hedhur kandidaturėn pėr deputet e kėshtu mė duhej tė bėja dorėheqje si Drejtor i Zyrės sė Shtypit - ra zilja e telefonit!

Ishte ministri i Arsimit Publik qė nė ato ditė kryesonte Dikasterin e Punėve tė Brendshme si garant i paanėsisė dhe lirisė sė zgjedhjeve.

“Si i ke punėt, miku im?” - e pyeti Kryeministri me njė zė tė ėmbėl dhe bindės, ndėrsa mė shkelte syrin dhe, pėr tė mė treguar se ēfarė thuhej nga ana tjetėr e linjės, vazhdoi:

«Si, ka rrezik qė ti tė mos dalėsh fitues nė kėto zgjedhje? Por... si dreqin kėshtu! Ti je ministri i Arsimit dhe gjithashtu Ministėr i Brendshėm e si nuk fitoke? Por... ik ore, ti tallesh! Qysh? Ministri i vėrtet i Brendshėm jam unė? Po jo, o miku im, po gabohesh. Ai qė jep urdhrat dhe i firmos... ai po, ėshtė Ministėr i Brendshėm! Ēfarė mund tė tė bėj unė? A nuk ke dashur edhe ti qė tė tėrhiqesha mėnjanė pėr tė mos influencuar vullnetin e lirė tė zgjedhėsve?... Si... qysh, a kėto janė idealet e drejtėsisė? Situatė e dėshpėruar... e turpshme!... Ec o burrė... kolegu im i dashur e besnik, mos e bėj kaq tragjike, do tė pėrpiqem tė bėj diēka, personalisht po... si person privat, si mik i yti, pėr tė votuar pėr ty! Por kujdes, i dashur, se nuk duhet tė flasėsh me njeri! O... nė rregull. Por tė lutem mos mė falendero. Po, po mos mė falendero, se pėrndryshe, kthehem prapė... neutral!»

Mbylli telefonin. Mė shikoi drejt nė sy e mė tha:

“E shikon kush janė?!”

“Sikur tė mjaftonte vetėm me kaq!”, kam thėnė shumė herė mė pas, kur pasioni politik kaloi nė terrenin e tradhtisė dhe tė gjakut!

 

Atentati

 

Nė orėt e para tė pasditės sė 23 shkurtit 1924, kur sapo Asambleja Kushtetuese kishte filluar punimet e njė seance tė saj tė zakonshme, nė sallėn e mbledhjeve, u dėgjuan krismat e tri tė shtėnave me pistoletė: e para, e pastaj, disa sekonda mė pas, dy tė shtėna tė tjera gati tė menjėhershme. Pastaj edhe disa tė shtėna tė tjera tė ērregullta. Asambleja kishte ngrirė e tromaksur. Kalojnė disa momente, dhe ja hapet porta e hyn Ahmet Zogu. Ballin e ka tė vrenjtur, mban njė revolver nė dorė; hedh sytė pėr njė moment nga e djathta, drejt tribunės sė publikut; qėndron njė ēast; ja: drejtohet, i qetė nė njė prej karrigeve tė qendrės nė tė djathtė tė presidiumit dhe ulet. Bien disa pika gjaku nė kėmbėt e tij.

Njė vrasės, mjaft i ri pa mbushur tė njėzetat, - i mbrojtur dhe i ndihmuar nga Familja Zogu, i shtyrė nga sektarizmi i politikaxhinjve qė i kishin shkulur prej shpirti ēdo ndjenjė mirėnjohjeje tė duhur, - i armatosur me pistoletė nė dorė, kishte zėnė pusi nė shkallėt qė lidhnin Kryeministrinė me Parlamentin, duke shtėnė me revolver pasi kishte marrė shenjė mirė, nga njė distancė prej njė metri, mbi kokėn e mbretit tė ardhshėm; pasi gaboi nė qitjen e parė, kishte bėrė edhe dy goditje tė tjera.

Vetėm guximi tė shpėton nga vdekja e sigurt. Qė nė goditjen e parė, Ahmet Zogu ishte hedhur pėrpara kundėr agresorit, duke iu turrur drejtpėrdrejt dhe i kishte hedhur dorėn mbi revolverin, qė mbante nga e majta: kėrcimi pėrpara dhe lėvizja pėr t’i nxjerrė revolverin nga kėllėfi kishin mjaftuar pėr t’i bėrė jo vdekjeprurėse goditjet qė do tė kishin shkaktuar ekzekutimin e Njeriut tė destinuar pėr tė shpėtuar popullin nga anarkia. Vrasėsi, duke parė viktimėn e vet nė kėmbė e tė gjallė me revolver nė dorė, futet shpejt nė nevojtoren qė kishte pas shpine dhe sigurohet brenda saj e kėsisoj i shpėton vdekjes sė menjėhershme.

Asambleja zhurmonte e nervozohej prej zhurmės sė tė shtėnave tė revolverit qė, jashtė sallės, shkėmbeheshin midis njė rojeje personale tė kryeministrit dhe atentatorit, i cili vazhdonte tė qėllonte qorrazi nga brendia e strehimit tė tij turpėrues.

Tė gjithė njerėzit nė Asamble kishin bėrė gati revolverėt dhe, mbi fytyrat e tyre, ishte pėrhapur njė ēehre vdekjeje, qė nuk ishte prej frikės: njė moment duhej dhe do tė kishte ndodhur njė masakėr e tmerrshme ndėrmjet delegatėve tė popullit, dhe Shqipėria, do tė groposej pėrfundimisht, pėr tė mos pasur mė mundėsi tė ngrihej nė kėmbė.

Por ja, Ahmet Zogu, i paemocionuar, i qetė, duke mposhtur dhimbjet e plagėve, nė krah nga e majta, thotė me zė tė dobėsuar:

“Ju rekomandoj tė mbani qetėsi! Lėshojini armėt! Urdhėroj qė atentatori im tė mos vritet! Ky ėshtė njė rast, si shumė tė tjerė, qė janė parashikuar nga ligji. Pra, me fajtorin do tė merret Drejtėsia e shtetit!”

Qetėsia dhe vetėpėrmbajtja ripohojnė edhe njėherė guximin e tij, fisnikėria e fjalėve konfirmojnė se Ahmet Zogu ishte njė Burrė Shteti. Sepse burri i shtetit e sheh veten gjithmonė nėn egjidėn e drejtėsisė. Gjithmonė, edhe nė momentet mė tragjike.

Nė Asamble u kthye njėfarė qetėsie. Disa revolverė u rifutėn nė kėllėfe. Megjithatė qetėsia ishte relative. Sigurisht, mė i qeti i tė gjithėve ishte mbreti i ardhshėm. Qetėsi relative, sepse njė e treta e anėtarėve tė Asamblesė ishin tė obsesionuar nga ambiciet personale, ose tė ēmendur nga urrejtja e verbėr e disa pėrēarėsve, tė fshehur nė hije, tė cilėt shihnin nė Ahmet Zogun pengesėn e pakalueshme pėr hipjen nė pushtet dhe urrenin maxhorancėn qė e konsideronte Atė si njė Lider (Duēe) me njė vizion largpamės dhe si dorė e fortė, aq tė domosdoshme pėr kombin shqiptar nė atė kohė. Nė kėtė maxhorancė qarkullonte dyshimi se Kryetari ishte i plagosur rėndė dhe shumė prej tyre synonin njė hakmarrje qysh nė atė seancė qė po zhvillohej.

Njė e shtėnė po tė bėhej nė atė tension tė jashtėzakonshėm nervor, do tė ishte si njė shpėrthim dinamiti.

Nė kėtė moment, pata tė qartė pamjen e njė tragjedie tė afėrt dhe kujtoj mė sė miri se munda ta mbaj qetėsinė. Nuhata se edhe nė publik kishte disa bashkėpunėtorė tė atentatorit dhe prandaj mora masat qė tė vendoseshin disa njerėz (roje) qė t’i rrinin pranė Atij, me fytyrė nga publiku, tė cilėt ishin tė armatosur me Mauzer dhe qė ishin nomenklaturė e kryeministrisė.

Nuk do t’i harroj kurrė dy episode. Doktor Simon Simonidhi, atėbotė deputet, i cili gjendej mes publikut, hapi njė shteg me bėrryla mes njerėzve, edhe duke shkaktuar ndonjė keqkuptim qė mund t’i kushtonte ndonjė goditje revoleje, u hodh nė mes tė sallės, u afrua tek i plagosuri, e shikoi me kujdes, dhe tha fjalėt qetėsuese: “Nuk ka asnjė rrezik!” Dhe mė pas, u kujdes pėr njė mjekim tė pėrgjithshėm.

Fjala e mjekut tė mirė e tė pėrgjegjshėm, qetėsoi mjaft Asamblenė. Por ėshtė pėr t’u shėnuar gjithashtu sjellja shembullore ushtarake e Osman Gazepit, atėherė kapiten, qė, i propozuar nė gardėn e nderit tė Asamblesė, mori me shpejtėsi masa mbrojtėse dhe kontribuoi sė tepėrmi tė rivendoste qetėsinė.

Ndėrkaq atentatori, - tė cilit iu kėrkua tė dilte nga strehimi i tij, - kėrkoi ndėrhyrjen e disa anėtarėve tė Asamblesė pėr t’u dorėzuar nė dorė tė tyre.

Nė kėtė rast e nė atė moment qė mund tė zbulonte karakterin njerėzor, tė gjithė tė apeluarit u pėrpoqėn tė fshihen; por kėrkesat e vrasėsit ishin tregues, qė nuk ėshtė e nevojshme tė quhen tė vlefshme, as tė dobishme, sepse nuk shėrbenin pėr gjė tjetėr pėrveēse pėr tė konfirmuar dyshimet serioze qė kishim. E veēanėrisht unė. Sepse, nė fakt, unė i kisha thėnė Presidentit njė muaj mė parė: “Ruaju nga ky tipi, tė cilit po i bėn favore; do tė tė vrasė me tradhti: e shikoj qė rri tepėr me njerėz qė dėshirojnė vdekjen tėnde!”

Ai m’u pėrgjigj: “Hipe mbi njė gomar e ēoje menjėherė nė shtėpi tė vet!” U mendova pak dhe pashė se porosia qė mė ishte dhėnė nuk ishte e lehtė pėr t’u zbatuar: - tė kapje njė student, “njė qytetar tė lirė”, ta privoje nga liria e tij e ta dėrgoje nė shtėpi tė vet, pa “fakte, argumente e dokumente”, do tė ishte njė rast shumė i rėndė i cėnimit tė lirisė, i shkeljes sė ligjeve, i shkeljes sė rregullave njerėzore.

Mentalitet demokratik! S’vlejti gjė as vullneti im pėr tė ruajtur jetėn e Presidentit e pėr ta hequr  nga duart e disa politikaxhinjve injorantė, - shumė shumė tė vegjėl nė shpirt, por keqbėrės tė mėdhenj, - njė djalė tė ri, tė cilin tre vjen mė parė, vetė Presidenti ma kishte besuar qė tė kujdesesha pėr tė, duke mė thėnė: “Kujdesu ti Toēi!

“Po ta them qysh sot: ky njeri do tė bėhet, ose njė burrė i madh, ose pėrndryshe njė aventurier i rrezikshėm!”

Edhe unė vetė kisha tė njėjtin opinion pėr tė rekomanduarin dhe do tė dėshiroja qė ai tė kthehej tek parmenda e lopata: kushedi, ndoshta jeta e lirė e arave do ta kishte shpėtuar! Por Presidenti im, kishte nė atė kohė njė program tė tijin pėr tė pėrgatitur njerėz tė kultivuar intelektualisht nė Shqipėrinė gjysėmanalfabete. Pėr shkak tė kėtij programi, gabonte me zemėrgjerėsinė e tij.  Dhe nė fakt, edhe kur iu tha sinqerisht nga njė kundėrshtar i tiji politik - njė regjent i Kurorės Shqiptare - qė atentatori i ardhshėm i kishte thėnė se donte ta vriste Zogun, Ai e kishte marrė me tė qeshur dhe mua, duke ma treguar ngjarjen, mė kishte rekomanduar qė tė bėja edhe njėherė njė tentativė e tė mos e braktisja.

Por nuk dua ta lė nė heshtje njė motiv tjetėr qė ma bėri tė pamundshme bllokimin e atentatit dhe shpėtimin e djalit tė ri: demokracia kishte helmuar shpirtin e Kombit: shumė e shumė njerėz ishin tė bindur nga propaganda gėnjeshtare dhe e pabesė e filibustierėve (piratėve) tė politikės se zhdukja e Ahmet Zogut ishte shpėtimi i Shqipėrisė, dhe se njė erė e re do tė kishte filluar pas zhdukjes sė tij.

Dhe shpirti i kombi ishte helmuar deri nė atė pikė saqė jo tė gjithė ministrat ishin besnikė ndaj Presidentit, dhe se prefektėt, Nėnprefektėt, funksionarėt e zyrtarėt, bėnin politikė: PRO APO KUNDRA ZOGUT!

Ishte njė fenomen prishjeje tė pėrgjithshme, tė njė daltonizmi moral, (shikimit tė gjėrava bardh e zi) tė njė mungese disiplinimi qė  do tė kishte shpėnė drejt njė paralize, nė njė anarki, nė njė ēmenduri njė popull tė ri politikisht, por tė plakur pėrpa se tė rritej, i destinuar pėr t’u vetėvrarė nga intrigat e nga njė dehjeje nga iluzionet.

A doni njė provė, njė nga ato qė ende nuk dihen nga publiku?

Ja po jua them!

Atentatori i burgosur mė kėrkoi shumė herė qė ta takoja nė qelinė e tij dhe, njė ditė, mė nė fund, shkova. Mė tregoi hollėsisht gjithė listėn e kandidatėve pėr t’u vrarė. Mbas Zogut duhej tė vriteshin tė gjithė ata qė pėrfaqėsonin vėrtet diēka pėr Shqipėrinė; e nė fund duhej tė pėrfundonin punėn e tė vulosnin martirizimin ata qė shkonin pas berihajit.

E nė kėtė listė ishte edhe shkruesi i kėtyre radhėve!...

Dhe, ēudisė sime qė partia e vrasėsit nuk respektonte kundėrshtarėt qė nuk pėrpiqeshin pėr interesa personale, por pėr ideale tė naltė fisnikė, ai iu pėrgjigj:

“-Shqipėria nuk do tė jetojė deri nė atė moment kur tė jetė shtypur Zogu! Pėrsa ju pėrket juve, qė jeni njė i mashtruar, e pranoj se nuk ju kam njohur. Jam pėrpjekur mė kot nė favorin tuaj!...”

“E unė nuk ta di pėr nder!”- iu pėrgjigja dhe nuk desha mė ta shihja.

 

Pėrgatiti pėr botim Neritan Kolgjini