Njė vėshtrim mbi historinė e organizatės mė tė famshme nė botė
Historia e fshehur e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara
Nga Dan Plesch
Historia e njohur pėr shpartallimin e nazizmit dhe themelimin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara,
ėshtė shtrembėruar. Njė pamje false e sė shkuarės po pėrdoret sot pėr tė formatuar atė se si duhet ta shohim ne tė ardhmen.
Fuqitė ushtarake tė aleancės fituese tė kohės sė luftės na ofrohen si njė model pėr tė drejtuar botėn, ndėrkaq utopianizmi
i supozuar i OKB-sė kundrohet si i paefektshėm dhe i parėndėsishėm.
Ky ėshtė njė shpėrfytyrim i fakteve (shihni mė poshtė kronologjinė). Neve na thuhet se OKB-ja ka zėnė
fill me nėnshkrimin e Marrėveshjes mė 1945. Nė fakt ajo marrėveshje ishte kulmimi i pėrpjekjeve komplekse ushtarake dhe politike
tė nisura mė 1941. Duke kuptuar origjinėn e OKB qė nga koha e luftės, na ofrohet njė pėrkujtues shumė i fuqishėm dhe shumė
i nevojshėm se OKB nuk ėshtė njė aksesor liberal, por ajo ėshtė krijuar si rezultat i nevojave tė forta politike realiste.
Tė dhėnat historike tregojnė se si Winston Churchill and Franklin D Roosevelt krijuan Kombet e Bashkuara
(OKB) pėr tė fituar njėherazi ushtarakisht dhe politikisht, dhe pėr tė krijuar themelet e njė paqeje jetėgjatė. Shprehja e
tyre e parė e politikės anglo-saksone ishte nė Kartėn e Atlantikut mė 1941; kjo pėrfshinte nevojėn pėr liri, sigurinė sociale,
tė drejtat e punės, ēarmatimin, po ashtu edhe tė drejtėn e vetėvendosjes, lirinė e tregut dhe tė fesė. Churchilli vetė theksonte
gjatė kulmimit tė luftimeve mė 1944 se “Kombet e Bashkuara janė e vetmja shpresė e botės”.
Nė tė dhėnat dokumentare tė viteve tė luftės, referenca tė panumėrta tregojnė origjinėn e OKB-sė si
njė lokomotivė strategjike pėr fitoren e Luftės sė Dytė Botėrore. Dokumenti qė formalizon kapitullimin nazist pėrmban edhe
kėto fjalė: “Ky Akt i Dorėzimit Ushtarak bėhet pa paragjykime, dhe nuk do tė zėvendėsohet prej asnjėlloj instrumenti
tė dorėzimit tė imponuar kėtu, ose nė emėr tė Kombeve tė Bashkuara, ndaj Gjermanisė…”. Presidenti Truman publikonte
mė 8 Maj se “Gjenerali Eisenhower mė njofton qė ushtria gjermane ėshtė dorėzuar para Kombeve tė Bashkuara.”
Kėto referenca mund tė duken tė ēuditshme sot. Por nė kohėn e luftės, ishte normale tė flisje pėr
Kombet e Bashkuara qė bėnin luftėn. Majori George B Woods, kapelan i “grupit tė vėllezėrve” nė 82nd Airborne Division
na jep njė shembull pėr varrosjen e tė vdekurve nė kampin e pėrqendrimit tė Wobbelinit. Ai shpjegon se “kėto krime kurrė
nuk u sqaruan derisa sa ushtritė e Kombeve tė Bashkuara shkelėn Gjermaninė.”
Njė koalicion real
“Kombet e Bashkuara” ka qenė emri zyrtar i koalicionit qė luftonte kundėr fuqive tė Boshtit
qė prej janarit 1942, kur Ruzvelti dhe Ēėrēilli udhėhoqėn 26 shtete, duke pėrfshirė edhe Bashkimin Sovjetik dhe Kinėn, drejt
njė “Deklarate tė Kombeve tė Bashkuara”.
Deklarata detyronte tė 26 vendet tė mos bėnin marrėveshje paqeje tė veēanta me nazistėt dhe tė nėnshkruanin
parimet e Kartės sė Atlantikut pėr botėn e pas Luftės. Marrėveshja hidhte bazat politike pėr kundėrshtimin e ideologjisė naziste;
ajo kaplloi imagjinatėn e popujve rreth e qark botės, duke pėrfshirė edhe tė riun Nelson Mandela dhe aktivistėt anti-kolonialė.
Kombet e Bashkuara ishin njė entitet real dhe jo njė sllogan i stėrholluar qė i ofronte njė publiku
tė lehtė, njė premtim pėr paqe botėrore nė fund tė luftės. Aleatėt bėnė luftėn si Kombe tė Bashkuara dhe krijuan organizata
nė emėr tė saj dhe tė themelimit tė saj. Biblioteka Britanike ka mjaft shėnime tė publikimeve tė kohės sė luftės pėr ose pėrreth
Kombeve tė Bashkuara. Ajo u celebrua me muzikė, lutje dhe shfaqje tė ndryshme. U publikuan antologji me bėmat e “Heronjve
tė Kombeve tė Bashkuara”.
Nė Europė, gjenerali Eisenhower pranoi dorėzimin e Italisė fashiste nė shtator 1943, duke deklaruar:
“Armiqėsitė ndėrmjet forcave tė armatosura tė Kombeve tė Bashkuara dhe atyre tė Italisė kanė pushuar njė herė e mirė.
Tė gjithė italianėt qė tani do tė veprojnė pėr tė dėbuar agresorin gjerman nga toka italiane, do tė kenė mbėshtetjen dhe ndihmėn
e Kombeve tė Bashkuara.” Menjėherė pas kėsaj ai u dėrgua nė Britani ku filloi tė bėnte planet pėr Ditėn e sulmit (D-Day).
Urdhrat qė iu thanė ishin qė ta bėnte kėtė nė “bashkėpunim me vende e tjera tė Kombeve tė Bashkuara”.
Mesazhi i Eisenhower-it pėr trupat qė ishin nisur pėr lufė u kujtonte se “Kombet e Bashkuara
u kanė shkaktuar gjermanėve humbje tė mėdha, nė beteja tė hapura, trup me trup”. Madje edhe njėsia mbėshtetėse e Shtabit
Suprem tė Forcave Aleate mbante njė fashė dalluese qė pėrfaqėsonte paqen e ofruar pėr popujt e shtypur tė Europės (prej nazistėve)
nga ana e OKB-sė.
Institucionet politike tė OKB janė krijuar gjithashtu gjatė luftės. Puna e tyre mund tė gjendet ende
nė tė dhėnat e organizatave tė kohės sė luftės dhe nė arkivat e hershme tė pas-luftės nė OKB. Mė 1942, OKB me bordin informues
dhe me zyrat e organizatave u vendos nė New York dhe nė Londėr, duke publikuar dokumente mbi masakrat e nazistėve dhe duke
botuar fakte rreth pėrpjekjeve tė Aleatėve nė luftė dhe planeve pėr paqe. Zyra postare e New York-ut ishte e dallueshme pėr
shkak tė slloganit “Kombet e Bashkuara: Nė luftė dhe nė Paqe!”
Mė 1943 u krijuan Komisioni i Krimeve tė Luftės i OKB dhe Administrata e Rehabilitimit dhe Ndihmės
e OKB. Mė 1944, duke bėrė plane pėr pas-luftėn u gjet momenti qė OKB tė organizonte konferenca, tė cilat u mbajtėn nė Dumbarton
Oaks dhe Bretton Woods pėr tė trajtuar ēėshtjet financiare dhe politike.
Njė titull i “Times” raporton se ekonomisti John Maynard Keynes fluturoi pėr nė Amerikė
pėr tė krijuar “Bankėn e Kombeve tė Bashkuara”. Ky ishte njė shembull prej mijėra referencave tė kohės sė luftės
pėr OKB nė faqet e “Times”, tė cilat sot janė tė gjetshme edhe nėpėrmjet arkivės digjitale.
Mė 1945 Konferenca e OKB mbi Organizimin Ndėrkombėtar u ēel nė San Francisco, rast tė cilin shėrbimi
postar i SHBA-ve e shenjoi me njė pullė speciale dhe zarfa specialė nė shenjė pėrkujtimi.
Njė histori e harruar
Sot OKB kundrohet pothuajse nė tė gjitha rastet si njė ornament i panevojshėm, i mbėrthyer nė fitoren
e aleatėve. Por nė atė kohė, Organizata e Kombeve tė Bashkuara qė u krijua nė San Francisco vlerėsohej si arritja kulmore
e pėrpjekjeve tė luftės...
Tė dy edhe Roosevelt-i edhe Churchill-i kishin eksperienca tė Luftės sė parė botėrore dhe kishin parė
dėshtimin e Ligės sė Kombeve. Ata nuk iu pėrgjigjėn fashizmit me njė doktrinė tė luftės parandaluese dhe me neo-liberalizėm
totalitar. Krejt e kundėrta: bash tri javė pas sulmit tė pabesė nė Pearl Harbour, ata vendosėn tė bėjnė njė agjendė e cila,
nė termat e sotėm modernė, do tė duhej tė quhej social-demokraci e krahut tė majtė. Duke vepruar kėsisoj ata e dinin se barrėt
e rėnda dhe kompromiset e papėlqyeshme mund tė ishin tė nevojshme. Ata e kuptonin se bashkėpunimi ishte thelbėsor pėr mbijetesėn:
njė leksion i nxėnė madje pėrpara shpikjes sė bombės atomike. Sot ai leksion ėshtė harruar pothuajse nė Amerikė dhe Britani
– megjithėse jo gjithandej.
Duke ritheksuar faktin se OKB ėshtė njė nevojė realiste mė tepėr sesa njė aksesor liberal, kjo na
bėhet shumė mė e lehtė menjėherė kur kujtojmė se nazistėt iu dorėzuan OKB-ve.
Por pse ėshtė harruar kjo histori? Unė nuk kam ndonjė pėrgjigje tė shkoqur, por mund tė ofroj disa
sugjerime. Organizimi i ri i OKB donte njė start tė ndryshėm e tė pandikuar prej eksperiencave tė kohės sė luftės. Shtetet
e shumta tė krijuara pas rėnies sė perandorive britanike dhe franceze e kundronin OKB-nė si njė organizatė tė re, ndėrsa origjinėn
e saj qė prej kohės sė luftės, e konsideronin pa shumė rėndėsi. Ēdokush e dinte qė OKB ishte krijuar prej hirit tė luftės;
prandaj nuk kishte nevojė tė mundoheshin nė kėtė pikė.
Dhe mė e rėndėsishmja, krijimi i imazheve tė perandorive djallėzore armike nė kohėn e luftės sė ftohtė
donte tė thoshte se as e djathta as e majta s’donte tė kujtonte se ato kishin luftuar kundėr Boshtit sė bashku. Nė veēanti
konservatorėt amerikanė, tė cilėt e kishin kundėrshtuar futjen e SHBA-ve nė luftėn e dytė dhe nuk e mbėshtetėn kurrė OKB-nė,
kanė qenė tė etur pėr tė ērrėnjosur tė gjitha referencat nė lidhje me veprėn e demokratit Ruzvelt. Nė ditėt e sotme, gazetarėt
e caktuar pėr tė mbuluar pėrgatitjet e pėrvjetorit (tė OKB) mund tė ndeshen rastėsisht nė referencat (historike) tė OKB-sė
dhe t’i shmangin ato sikur tė ishin ēudira – ose madje gabime.
Mė 2005-ėn, me rastin e pėrkujtimit tė 60-vjetorit tė mbarimit tė LDB dhe tė nėnshkrimit tė Kartės
sė OKB, rizbulimi i rolit tė OKB nė luftė dhe nė paqe ėshtė dyfish thelbėsor. Ai mund tė riforcojė rėndėsinė e njė OKB-je
moderne dhe tė zhveshė autoritetin e sajuar moral qė aleanca e sotme anglo-amerikane rreket tė pretendojė qė prej kohės sė
luftės.
Box
Si u nėnshkrua Karta e OKB mė 1945: njė kronologji
Artikulli 3 i Kartės sė OKB, kujton qė anėtarėt origjinalė tė OKB janė ato shtete qė kanė nėnshkruar
“Deklaratėn e Kombeve tė Bashkuara: nė Washington mė 1 janar 1942.
14 gusht 1941: Churchilli dhe Roosevelti pėrgatitėn Kartėn e Atlantikut mbi objektivat politikė tė
botės sė pasluftės. Ajo pėrfshinte nevojėn pėr liri, sigurinė sociale, tė drejtat e punėsimit, ēarmatimin, vetėvendosjen,
lirinė e fesė, tregun e lirė dhe njė sistem tė ri ndėrkombėtar tė sigurisė.
1 janar 1942: Deklarata e Kombeve tė Bashkuara. 26 vende bien dakord pėr tė mos bėrė paqe individuale
me Aksin Gjermani, Japoni dhe Itali, dhe nėnshkruajnė Kartėn e Atlantikut.
18 mars 1942: Gjenerali Douglas MacArthur merr komandėn e forcave tė OKB nė Azinė jugperėndimore.
14 qershor 1942: Dita e flamurit e SHBA-ve bėhet dita e flamurit e OKB-ve nė SHBA, Perandorinė Britanike
e Commonwealth dhe shtete tė tjera. Njė paradė e madhe mbahet nė Buckingham Palace me rastin e Ditės sė OKB-ve.
1942: Bordi Informues i OKB krijon njė organizatė qė hap zyrat nė New York (dhe nė Londėr mė 1943).
Dhjetor 1942: Deklaratė e OKB-sė rreth masakrave naziste kundėr ēifutėve nė Poloni.
14 qershor 1943: Parada e ditės sė flamurit tė OKB. SHBA nxjerr njė stampė tė “Bashkohuni Kombe”
me “Kombet e Bashkuara” nė festimet e ditės sė parė.
Shtator 1943: Italia i dorėzohet Gjeneralit Dwight D Eisenhower qė vepronte pėr Kombet e Bashkuara.
Tetor 1943: Krijohet Komisioni Pėr Krimet e Luftės i OKB-sė.
Nėntor 1943: Kėshilli i Administratės sė Rehabilitimit dhe Ndihmės i OKB-sė mblidhet nė Atlantic City
tė SHBA.
1944: Konferenca e OKB krijon Bankėn Botėrore dhe sistemin financiar nė Bretton Woods dhe pėrgatit
kuadrin strukturor pėr njė organizatė tė re ndėrkombėtare nė Dumbarton Oaks.
Shkurt 1944: Eisenhower-i urdhėrohet qė bashkė me Kombet e Bashkuara, tė ēlirojė Europėn.
1944: Bullgaria, Hungaria dhe Rumania dorėzohen, duke rėnė dakord qė tė ndalin sulmin ndaj Kombeve
tė Bashkuara; gjeneralėt sovjetikė pranojnė dorėzimin e tyre nė emėr tė Kombeve tė Bashkuara.
1944: Liderėt botėrorė (Dwight D Eisenhower, Franklin D Roosevelt and Winston Churchill) mbajnė fjalime
nė publik dhe komente nė radio duke pėrshkruar fitoret e ushtrive tė lavdishme tė Kombeve tė Bashkuara.
Prill 1945: Nė San Francisco ēelet njė konferencė e Kombeve tė Bashkuara mbi organizimin ndėrkombėtar;
SHBA-tė nxjerrin njė pullė poste speciale me kėtė rast
Maj 1945: Nazistėt dorėzohen dhe pranojnė autoritetin e Kombeve tė Bashkuara mbi Gjermaninė nė Nenin
IV tė dokumentit tė kapitullimit.
26 qershor 1945: Nėnshkruhet Karta e Kombeve tė Bashkuara; hyn nė fuqi mė 24 tetor tė atij viti.
Marrė nga “www.openDemocracy.net” datė 18.05.2005
Pėrktheu: Neritan Kolgjini