

Sofizma,
apo mjegullim pleqėror i logjikės
(Reagim
pėr shkrime e libra tė disa prej ish-eksponentėve tė propagandės)
Nga
Sadik Bejko
Disa
nga ish-eksponentėt mė tė frikshėm e mė tė pushtetshėm tė kohės sė djeshme sot mund t’i shohėsh nė rrugė, nė mjedise
tė tjera, veēanėrisht i gjen tė ulur si njerėz tė zakonshėm nė njė kafe-librari tė Tiranės. Pinė kafe, shkėmbejnė biseda,
lexojnė gazetat e sė dielės. Dikur mbase janė grirė e therur midis tyre nė luftėn pėr pushtet, por tani, tė plakur e tė rėnė
nga fuqia politke e nga mosha, mbase i kanė hedhur tej ato qė shkuan e vanė. Kjo ėshtė normale. Dhe ata kanė pleqėri, dhe
ata janė njerėz si gjithė tė tjerėt.
Edhe
po t’u lexosh shkrimet kėtyre ish-funksionarėve tė lartė tė komunizmit, disa syresh dhe nga sfera e dikurshme e agjitacionit
dhe e propagandės, dhe sekretarė tė KQ, ata, veē tė tjerash, bėjnė thirrje pėr ftohtėsi e logjikė nė vėshtrimin e gjėrave,
kėrkojnė mirėkuptim dhe urtėsi pėr ato sa shkruajnė, duke ngulur kėmbė nė atė se: ne ishim njerėz, ne kishim ideale njerėzore,
ne donim t’i bėnim punėt sa mė mirė nė pėrputhje me idealin tonė, ne i kemi mbrojtur tė mirėt e tė talentuarit dhe sidomos
ata ndėr shkrimtarėt dhe artistėt mė pranė partisė. Ne kemi bėrė ē’ėshtė e mundur qė talentet t’i mbrojmė. Dhe
japin fakte se vėrtetė i kanė shpėtuar disa nga shkrimtarėt dhe artistėt mė nė zė tė asaj kohe, kur janė vėnė nė pozita tė
rrezikuara. Kjo ėshtė me tė vėrtetė punė fisnike dhe e besojmė qė i kanė mbrojtur, pėr mė tepėr kur, siē dėshmojnė ata, rrezikimi
nė vazhdimėsi nuk i ka kursyer as ata mė tė mirėt. Dhe me sa zor, me sa mundime i kanė mbrojtur.
Po,
mbas kėsaj, nė vazhdim tė asaj kėrkesės pėr urtėsi dhe logjikė, mund tė vijnė disa pyetje: nga kush, nga cilėt jonjerėz, nga
cila panjerėzģ ata donin t’i mbronin njerėzit, tė mbronin pėrfaqėsuesit e idealeve tė tyre dhe, sidomos, tė mbronin
ata mė tė mirėt, artistėt, tė talentuarit? Pse ata kryeshtetarėt e njė shteti absolut, tė jenė vėnė kaq nė siklet pėr t’i
mbrojtur idealet, njerėzit, artistėt? Nga shteti, qė ishin ata vetė, nga partia - shtet donin t’i mbronin “ndihmėsit
e tyre”, apo nga ndonjė fuqi e huaj? Tė jesh shteti e tė jesh i pafuqishėm tė mbrosh ndihmėsit mė besnikė tė shtetit,
kjo duket pak… si pa kuptim.
Pse
shteti i komunizmit i mbante nėn tė tillė rrezik e kėrcėnim artistėt e tij mė tė mirė? Pse ka ndodhur kėshtu kur as shtetarėt
nuk e kanė dashur njė gjė tė tillė? Tė ngjan se paska ekzistuar diēka egėrsisht e pakontrollueshme, ndonjė forcė e panjohur,
ndonjė vullnet i pavarur nga askush, i pavarur dhe nga vetė shteti, nga vetė ata qė e drejtonin, dhe pastaj papritur ky vullnet
i pėrtejmė vihej misteriozisht nė veprim, pėr t’i dėnuar e rrezikuar ata qė na i paska dashur aq shumė ai lloj shteti.
Kjo duket shumė absurde. Donkishoteske fare mund tė thuash, por unė dua t’i pėrmbahem llogjikės sė atyre qė shprehen
kėsisoj. Dhe kėtė gjėmė, kėto gjėma qė pėrsėriteshin, ish-funksionarėt i dėshmojnė me fakte tė pakundėrshtueshme. Desh janė
rrezikuar, thonė, dhe ne mezi i kemi mbrojtur.
E
atėhere? Atėhere, parė nga pikėvėshtrimet e sotme, njė shtet tė tillė qė vetiu bėn keq, sė paku, sė paku, duhet ta denoncosh,
nė mos, njė sistem tė tillė duhet ta urresh. Por, as kjo nuk ndodh. Pėrgjithėsisht, edhe sot kėta ish-funksionarė tė lartė
e mbrojnė politikėn e asaj kohe dhe ideologjinė e saj. Pra, e mbrojnė me themel sistemin. E duan dhe se kanė vuajtur nga ai
shtet tė cilit ata i kanė dhėnė mishin e shpirtin. Dhe kėsosoj tė del se ata kanė vuajtur nga vetvetja, shkak paskan pasur
vetveten. Por as kėtė nuk e pranojnė. Pėr veten ata thonė se ishin njerėz tė mirė, kishin ideale, i donin njerėzit. Dhe japin
prova dhe fakte se si i kanė mbrojtur njerėzit. Atėhere vuajtjet, spastrimet e njerėzve, ato spastrime nė kulturė, nė ekonomi,
nė ushtri, nė parti, ajo sopatė deri nė ata qė e kishin bėrė atė shtet dhe atė parti, nga vinin? Mos binin nga qielli? Kėto vuajtje dikush i ka sjellė te njerėzit. Prapė, sipas tyre, lihet tė kuptohet ajo qė
thamė mė lart, se paska pasur diēka brenda atij sistemi, njė si strukturė dhune, a njė kulturė tė dhunės irracionale, e cila
hynte nė punė vetvetiu e padashjen e atyre qė drejtonin, dhunė tė cilėn ata e kishin tė zorshme ta pengonin.
Kur
pranon pasojėn qė nga ai sistem dridheshin prej tmerrit dhe mė tė mirėt dhe mė tė dashurit e shtetit, dhe nuk do tė shpjegosh
burimin e kėtij tmerri, qė shfarosi klasa e grupe tė tėra shoqėrore, deri kryeministra e sekretarė tė byrosė sė KQ tė partisė,
kjo do tė thotė, se kėta qė shkruajnė dredhojnė, duan tė na hiqen tė mirė, dhe i arratisin gjėrat nė ca mjegulla mistike e
tė pashpjegueshme. Pse punėt po merrnin rrokullimėn pėr t’u bėrė pėrherė e mė keq? Nė qoftėse nuk e kishte fajin sistemi,
as ata qė e drejtonin atė, atėhere e paska pasur fajin zoti a natyra qė i bėkan vetvetiu tė ligj, i shndėrruakan nė tė kėqinj
njerėzit dhe sistemet qė aspirojnė mirėsi dhe ideale. Le t’ua lėmė fajin atyre, zotit dhe natyrės. Funksionarėt e partisė
dhe tė sistemit komunist, sipas kėsaj logjike, nuk kanė pse tė mbajnė ndonjė pėrgjegjėsi: ata kanė qenė e janė tė mirė, njerėz
me ideale, me njerėzi, me bindje tė qendrueshme.
Ata,
tė paktėn, i janė nėnshtruar sė keqes, e kanė mbrojtur me veprime konkrete, me propagandė e me shkrime, pra, e kanė shumuar
tė keqen, kanė dashur tė ketė jetėgjatėsi fatkeqėsia, spastrimet, varfėria pėr tė gjithė tė tjerėt. Me pėrjashtim tė vetė
atyre.
Le
ta pinė kafen me shokė, le tė shkruajnė libra e le tė japin intervista si tė duan. Por kur vjen puna qė bėjnė thirrje pėr
logjikė, urtėsi dhe ftohtėsi, atėhere edhe ne kemi tė drejtėn tė kėrkojmė po tė njėjtėn gjė prej tyre. Ishte ligjėsi ndihma
ndaj njerėzve, apo shfarosja e njerėzve deri nė kokė tė shtetit? A nuk ishte kėshtu deri mė 27 mars 1991 kur dolėn tė burgosurit
e fundit politikė nga kampet? Artizanėt e vjetėr tė sofizmit si duket nuk kanė hequr dorė nga zanati i dikurshėm. Kur Driteroi,
O. Paskali, Ismaili ishin e mbeten tė mirė, dhe shteti tė ishte i mirė, pse do t’u duhej ndihma, apo qė ish-eksponentėt
e komunizmit tė na e paraqesin atė si patentė tė mirėsisė sė tyre?
Kur
thonė se nė punė i pengonin segmente tė caktuara armiqėsore brenda sistemit, ne mund t’i pyesim: se si na ngjalleshin
prapė e prapė kėta armiq, edhe pse ju (sistemi) i dėnonit mizorisht, pamėshirė dhe nė vazhdimėsi kėta shokėt tuaj dhe familjet
e tyre? Kjo, rrjedhimisht, do tė thotė se keni bėrė mirė qė i ndėshkuat. Ata u pengonin. Mirė keni bėrė dhe me ata ish-tė ndėshkuar, me tė cilėt sot pini kafe? Thonė se i pengonin cmirėzinj dhe spiunė, midis tyre dhe shkrimtarė,
edhe pse disa prej tyre i pushkatonit e i ndėshkonit me burgje dhe me ndėshkime tė tjera. Prapė doni t’i pushkatoni
e dėnoni, kur edhe sot thoni se u paskan penguar? Thonė se i pengonin sigurimsat e pashpirt, kur dihet se tre nga ministrat
e sigurimit pėrfunduan nė pushkatim, se sigurimi ishte arma e partia dora qė e zbrazte kėtė armė. Thonė se na minonte imperializmi
amerikan me doktrinėn e Dallesit (Xhelil Gjoni), por pėr kėtė tė fundit nuk sillet
asnjė fakt tjetėr.
Gjithė eksponentėt komunistė ka vite qė janė shndėrruar nė socialistė. Si mund tė thuhet
mė 2005-ėn se fajin, qė nuk u shkonin punėt mbarė, e kishin amerikanėt me doktrinėn e Dallesit, kur komunistėt nė njė ditė
tė bukur abdikuan prara presionit kapitalist, abdikuan pa zbrazur asnjė pushkė, e dorėzuan vetė pushtetin (E. Hobsbaum). E
pra nuk vdiqėn nė llogore siē premtonin e betoheshin pėr tė mbrojtur sistemin e tyre. Sot ish-komunistėt po ndėrtojnė kapitalizmin,
fėmijtė e tyre me aq shumė prona e biznese nga kėrthinj tė komunizmit u bėnė tė kamurit e tė majmurit e kapitalizmit, mbajnė
pasaporta amerikane nė xhep. Poeti rumun M. Dinesku thotė se, as vetė Karl Marksit nuk i kishte shkuar ndėr mend qė komunistėt
do tė ndėrtonin kapitalizmin.
Si
duket pushteti dhe paratė qė tashmė kanė nė duar tė fėmijtė e tyre, u japin guximin qė, nė emėr tė ftohtėsisė logjike, tė
thonė gjepura tė tilla. Si duket vetėm kostumin e kanė socialist. Poshtė tij mund tė gjesh ē’tė duash, mbase diēka nga
ajo kultura e dhunės qė shpėrthente irracionalisht e shfaroste njerėz.
Nano
iu kundėrvihet tėrthorazi amerikanėve pėr statusin e Kosovės
Zamir
Gjurgji
Nė
kushtet e njė represioni tė egėr serb, por bazuar nė Konventat Ndėrkombėtare pėr Vetvendosje, Kuvendi i Kosovės shpallte 15
vjet mė parė, pikėrisht mė 2 Korrik tė vitit 1990 Republikėn e Pavarur, “thikat” pas shpine tė regjimit serbofil
tė Tiranės Zyrtare u orvatėn tė ceknin shtyllėn kurrizore tė trungut shqiptar.
Hapja
e dyerve tė ambasadave tė huaja nė Shqipėri, pėrtej lėvizjes sė lirė tė shqiptareve pėr tė prekur tokėn e premtuar, rezultoi
njė lėvizje e peshuar mirė nė kandarin serb pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar e anashkakaluar ngjarjen e
rėndėsishme, Pavarėsinė Legjislative tė Kosovės.
9
vjet mė parė, pranvera nė Kosovė nuk erdhi vetėm me dallėndyshen UĒK, por bashkė me “skifterėt” bombardues tė
NATO-s, qė i dhanė goditjen pėrfundimtare “bishės sė tėrbuar” e ja kthyen “patkoin” nga Haga. Asokohe,
nėpėrmjet kreut tė ATSH-sė, Tirana Zyrtare dilte “kundėr ndėrhyrjes ushtarake nė Beograd”, nėpėrmjet kreut tė
presidencės vlerėsonte Millosheviēin si “e keqja mė e vogėl dhe njeriun qė do bėnte paqen” dhe nėpėrmjet kreut
tė qeverisė shpallte “Beogradin si kryeqytet tė kosovarėve”! E gjithshka bėhej me qėllim kahershėm tė mbrapshtė:
tėrheqjen e vėmendjes sė ndėrkombėtareve pėr tė eklipsuar ngjarjen e rėndėsishme, Pavarėsinė de fakto tė Kosovės.
1
muaj mė parė, nėpėrmjet kreut tė PS-sė Fatos Nano, socialistėt i rikthehen edhe njėherė retorikės luftėnxitėse, tregishtore
e kobndjellėse tė mars 1997-ės, duke nxjerrė nga mėnga “asin” e pokerit tė gjatė politik qė nisi nė Kretė. Kjo
gjuhė e hidhur nepėrke lėshon helmin e saj antishqiptar edhe prej flegmatikut Ulqini -Dobrovoda, vetėm pak kohė para se tė
shpallet statusi final i Kosovės (ndėrkohė qė diplomacia ndėrkombėtare, sidomos amerikane, ėshtė njė hap larg njohjes sė Kosovės
si de jure shtet i pavarur).
Tentativa
e PS-sė pėr tė rihedhur nė tregun politik mallin eksplodues tė ruajtur gjatė nė depot e armatimit ideologjik, ėshtė (o)gur
qė vret njėherazi dy zogj tė sė njėjtės klloēkė: duke i dhėnė mesazhin ndėrkombėtarėve se Shqipėria nuk mund tė bėjė shtet
tė lirė e demokratik, vetkuptohet qė protektorati ndaj kosovarėve duhet tė tejzgjasė;
kur shqiptarėt kėtej Traut tė Morinės duhet tė monitorohen e mbikqyren nė zgjedhje, dogana, ushtri e financė ( nėnkupto protektorat
mė shumė se virtual), shqiptarėt andej Traut tė Morinės vetkuptohet qė duhet tė vazhdojnė tė mbikqyren e udhėhiqen me mė shumė
kompetenca nga jashtė Prishtinės (protektorat klasik nga UNMIK e nė vazhdė Beogradi).
Parė
nga ky kėndvėshtrim:
Kuvendi
i PS-sė shenjoi regresin, duke tėrhequr litarin e harkut kah Tirana e duke e drejtuar shigjetėn mł nė zemėr tė Prishtinės(
kthim nė tezė i hipotezės sė Koshtunicės se konflikti i pritshėm ėshtė ai ndėrshqiptar),
pėr ta kthyer ēėshtjen PAS.
Kuvendi
i PD-sė konfirmoi pragmatizėm politik, duke mos pėrdorur retorikė ruspash dhe duke e prerė nė mes “lojėn e shahut”
tė Nano & Koshtunicės, nė pozicionin PAT.
Kuvendi
i LZHK-sė synon mė tej pragmatizmit, tė kryejė lėvizjen pėrfundimtare nė njė loje tė gjatė politiko-diplomatike, pėr tė kaluar
nga pozicioni PAT nė MAT, ngaqė nacionalistėt dhe demokratėt mirėfilli shqiptarė e kanė provuar gjatė mbi shpinė se “kundėrshtarėt”
(duke respektuar Kodin e Etikės sė firmosur nga politikanėt) edhe humbjen e konsiderojnė fitore, e jo mė barazinė.
Kėsisoj,
shpėrfillja institucionale e Presidentit Tadiē pėr mos e takuar nė Gjenevė Presidentin Rugova, ėshtė njė fakt qė i shkon nė
fije argumentit tė mėsipėrm, qė nė njė gjuhė mė pranė elektoratit kombdashės deshifrohet :
Kur “agai i ri” shpėrfill Rugovėn, “qehajai i vjetėr” e shpall sot tė tredhur, kur dje e shpallte
tradhėtar.
Njė
shprehje e urtė nė gjuhėn ndėrkombėtare thotė: Gjėrat e mbara nuk janė kurrė gjysmake ( Things done by halfs are never done
right).
Prandaj, korriku nuk ėshtė thjesht muaj zgjedhjesh, por muaj zgjidhjesh pėrfundimtare tė ēėshtjes mbarėshqiptare,
ku nuk mjafton tė zgjedhėsh vetėm krahun e qendėr-djathtas tė lėvizjes kah progresi demokratik, por njėherazi tė pėrzgjedhėsh
edhe kahun e qartė tė lėvizjes pėr njė zhvillim (tė qėndrueshėm) kombėtar.

Profil
Faruk Borova, kandidati i LZHK nė zonėn 32 tė tiranasve autoktonė
Z. Faruk Borova ėshtė njė intelektual i spikatur, i pėrfshirė nė Lėvizjen Pėr Zhvillim Kombėtar tė
inicuar dhe drejtuar me njė vizion tė qartė dhe konkret nga Leka I Zogu. Lindur dhe rritur nė Tiranė, mė 14. 09. 1946, nė
lagjen me banorė autoktonė, nė rrugėn e famshme tė Saraēėve, ku e duan dhe e respektojnė tė gjithė. Prindėrit e tij janė me
origjinė nga Dibra e Madhe, por kanė ardhur nė kryeqytetin e shqiptarėve qysh nė vitin 1913, kur ishin nė njė moshė fare tė
vogėl. Familjet e tyre kishin emigruar nė Stamboll, por u rikthyen nė Tiranė
pas martesės sė tyre, nė vitin 1927, ku lindėn dhe rritėn pesė fėmijė tė mbarė pėr familjen dhe kombin.
Babai i Farukut, sė bashku me tė vėllanė, Ymerin, kishin
hapur njė dyqan kėpucėsh nė ish rrugėn « Mbretnore », tė quajtur « Kėpucari Vllazėn Borova ». Kujtimet e tyre pėr kohėn e
artė tė Mbretit Ahmet Zogu, ku mbretėronte rregulli, paqa dhe bollėku, janė sfondi social
dhe politik me tė cilat u mbrujt Farruku qysh kur ishte fėmijė e deri nė vendimin e tij tė fundit, pėr tė qenė pjesė
e aksionit progresist tė LZHK-sė, tė udhėhequr nga pasuesi i Fronit Mbretėor
Shqiptar, LEKA I ZOGU.
Farruk BOROVA ka mbaruar shkollėn e mesme « Sami Frashėri » nė vitin 1964, pėr tė vazhduar mė pas studimet nė USHT – Dega Kimi Industriale, nė vitin 1968.
Pasioni i tij pėr basketbollin e radhiti mes lojtarėve tė ekipit tė « 17 Nėntorit », nė kohėn kur
ishte student.
Pas diplomimit, ka punuar nė minierėn e Spaēit si kimist, mė tej nė fabrikėn e pasurimit tė bakrit
nė Reps dhe, nė vazhdim, deri nė vitin 1975 nė Uzinėn e bakrit Rubik, me detyrė e shefit tė laboratorit.
Nė vitin 1975 dhe deri nė vitin 1992, ka punuar si specialist nė Institutin Gjeologji-Miniera dhe,
sė fundi, nė Institutin e Teknologjisė Kimike Tiranė.
Nė vitin 1990, mori gradėn shkencore Kandidat i Shkencave Kimike, e cila u konvertua nė vitin 1993
nė Dr. i Shkencave Kimike.
Nė vitin 1989, ka mbrojtur gjuhėn e huaj anglisht.
Nė gusht tė vitit 1992, emėrohet drejtor i ndėrmarrjes sė Tregėtisė sė Jashtme « Industrial impeks
».
Tetor 1993 emėrohet ambasador nė Republikėn Arabe tė Egjiptit me rezidencė nė Kajro, ku qėndron deri
nė shtator 1997, duke qenė i akredituar dhe nė disa vende tė Lindjes sė Mesme.
Por rikthimi i ish komunistėve, me “grushtin e shtetit” tė vitit 1997, bėri qė pas kthimit
tė tij nė Atdhe, tė mos i jepet asnjė punė nga shteti shqiptar, i cili i shihte
dhe vazhdon t’i shoh inidividė si Faruku akoma si “armiq” tė revolucionit tė vonuar demokratik, qė promovuan
me bujė ustallarėt e vejtėr tė krimit dhe genocidit kolektiv ndaj shqiptarėve.
Nė kėto rrethana, detyrohet tė punėsohet si menaxher nė firmėn e ndėrtimit « Hawai Construction »,
ku vazhdon tė punoj me pėrkushtim dhe profesionalizėm. Gjatė kėtyre viteve ka qėndruar pranė PLL, duke ndihmuar dhe kontribuar
nė kėtė parti pėr konsolidimin e Departamentit tė Marrėdhėnieve me Jashtė.
Me Mbretin Leka I Zogu, ka marrėdhėnie dhe kontakte tė vazhdueshme qė nga viti 2002. Idetė e pėrbashkėta
nė lidhje me Kombin shqiptar, konfiguracionin e shtetit, marrėdhėniet me jashtė, vizionin e tė drejtės, etj. janė baza e kėtyre
marrėdhėnieve dhe e obligimit tė Faruk Borovės pėr tė kontribuar politikisht nė LZHK.
Kanditimi i tij nė zonėn 32 tė kryeqytetit, nė zonėn me banorė autoktonė qė e respektojnė rregullin,
ligjin, pronėn dhe bashkėjetesėn harmonike me tė ardhurit, synon t’iu jap banorėve tė kėsaj zone njė shans tė ri pėr
qeverisjen dhe mbarėvajtjen e punėve tė komunitetit.
“Duke qenė njė zonė autoktone, me tradita dhe karakteristika tė plota kombėtare, thotė z. Borova,
duke qenė se banorėt e saj e duan shtetin ligjor, konsolidimin e pronės dhe mbretėrimin e harmonisė dhe tė rregullit social,
unė besoj se elektrati do tė mė mbėshtes fuqishėm. Lėvizja jonė politike e ideuar dhe e udhehqeur nga Leka I Zogu synon tė
rikthejė dinjitetin kombėtar dhe njerėzor tė shqiptarėve dhe kjo nuk mund tė pėrkthehet ndryshe, veēse si njė shans pėr njė
ndryshim thelbėsor tė jetės sė tyre”.
“Tradita”
Spiunėt dhe padronėt e tyre nė pararojė tė politikės
Faji i vjetėr i moshapjes sė dosjeve
Pirro Prifti
Si nė gjithė vendjet e lindjes, edhe nė Shqipėri ka patur njė strukturė tė veēantė pėr marrjen e informacionit
nga populli, nė mėnyrė jo ligjore, pra jo nėpėrmjet strukturave pėrkatėse tė pranimit tė ankesave, nėpėrmjet Bashkimeve Profesionale,
nėpėrmjet organizatave tė partisė dhe nėpėrmjet Sigurimit tė Shtetit. Informacionet jo ligjore, pra jo formale, vinin nėpėrmjet
personave qė pėrgjonin njerėzit nė pėrgjithėsi dhe njerez tė veēantė me porosi. Sipas
ish deputetit te vrare z.Hajdari, nė njė nga seancat e Kuvendit Popullor, nė njė nga shfrimet e tij pasionante dhe
pak konfuze kur ai nxehej tha (afersisht keshtu) : “Nė Shqipėri ka patur 1 milionė spiuna dhe 1 milion sigurimsa”... Sigurisht, njė shifėr e tillė e zmadhuar nuk ėshtė e saktė, por nė fakt kontigjenti
qė punonte dhe ishte pėrfshirė nė kėtė sektor tė informimit joligjor ishte i madh dhe nė pėrmasa tė frikeshme. Shumė nga ne
qė patėm frikė (pėr faj tė kėtij kontigjenti misterioz) tė shanim me zė Partinė e Punės nė atė kohė, pėr fat tė keq, pamė
qė nė periudhėn postdiktatoriale dhe deri nė ditėt e sotme qė shumė nga kėta njerėz tė padukshem informatorė, spiunė, sigurimsa
u rreshtuan si pa tė keq nė radhėt e partive tė reja politike, kryesisht ne dy partite e medha, por u shpėrndanė me kokrra
edhe nė partitė e vogla, njelloj sikur njė udhezues e fshehtė t’i orientonte me kujdes, sa herė qė formoheshin parti
tė reja. Kėshtu qė mbulimi me informatorė me shkollė tė lartė dhe tė mesme pothuajse ishte i plotė nė tė gjithė spektrin politik,
duke i dhėnė mundėsi Judes sė Demokracise, i cili ishte dhe Juda i Komunizmit qė tė dėmtonte sa mė shumė dhe tė zgjaste sa
mė shumė vuajtja e sė keqes, duke e bėrė shumė tė dhimbshme tranzicionin nga postdiktatura ne sistemin kapitalisto-social
siē eshte ne vendet perendimore.
Shume mund te thone: “Mire fare, po keta spiune e sigurimsa qe nuk po na ndahen, a nuk jane
bij nenash dhe njerez qe po kalvarizohen edhe vete ne kete periudhe, a nuk po
demtohen edhe keta vete?”. Une po i pergjigjem me dramen qe kane keta njerez qe spiunojne te tjeret dhe minojne vazhdimisht
me idete e tyre perverse dhe ambiguitetin, pra dyzimin e tyre, duke mos nxjerre, ne asnje rast, idete e tyre te verteta. Jeta
e tyre eshte nje tmerr i vertete, ata nuk kane shoke qe nuk i spiunojne si dikur
ne degen e sigurimit te shtetit apo ne organizaten e partise. Spiunlleku i tyre eshte automatik dhe instiktiv, njelloj si
majmunet qe imitojne te tjeret.
Ata nuk mund ta mbajne te fshehten apo intimitetin e thene ne mirebesim te mikut te tyre apo shokut
te tyre, se pari sepse nuk kane shoke dhe miq te vertete dhe, se dyti, jane edukuar ne menyre te tille, qe te japin informacionin
tek drejtuesi. Keta njerez nuk bejne dot pa padron dhe, kur gjenden ne ndonje moment pa padron, ata jane te detyruar te gjejne nje padron dhe, meqenese padroni i tyre ishte i lidhur me nje parti te fuqishme,
atehere spiuni apo sigurimsi yne i mjere duhet te gjeje pa tjeter nje kryetar
partie, pra nje padron qe t’i sherbeje. Padroni gjendet sipas rekomandimit te miqve te tij te shumte spiune apo sigurimsa,
te cilet gjithashtu kane marre udhezimet perkatese nga Juda. Koshienca e tyre e demtuar dhe perverse nuk mund tė reagojė ndaj
dėmeve qe u sjell te tjereve apo komunitetit, sepse fiksacioni per te kenaur padronin eshte sindromik, nuk ndalet para asgjeje,
para askujt.
Ne fund te fundit, fundi i tyre eshte i njejte me fundin e Judes se Bibles : pasi tradhetoi dhe
e shiti Mesine per 30 aspra, ai u pendua, dorezoi perseri parate e marra dhe u vetvar e nje are qe quhet edhe sot e kesaj
dite “Ara e gjakut”.
Pinjollet e sotem te Judes se atehershem jane me profesioniste, nuk vetvaren dhe aq me pak nuk mund
te dorezojne parate e fituara ne asnje menyre dhe keshtu duke renduar veten me pa-pergjegjesite e tyre ne demtimin e njerezve
te ndershme, do ta kalojne pergjegjesine e tyre tek pasardhesit te cilet do te vuajne pa e ditur se nga do t’u vijne
problemet, hallet, konfliktet dhe semundjet.
Merreni me mend se si u metamorfozuan dhe ku perfunduan informatoret qe punuan per nje ideal te madh
tek keta informatore qe ne gjuhen tone quhen spiune dhe ish-sigurimsa, duke shitur veten e tyre per para, duke e ditur fare
mire qe keshtu po demtojne nje ideal tjeter te madh qe kerkon e gjithe shoqeria jone : idealin e ecjes perpara drejt
nje demokracie te zhvilluar te ngashme me shtetet e Komunitetit Europian ne te cilen duma te integrohemi.
Me sa duket Padronet e tyre e penguan per 15 vite demokracine perendimore duke u hakmare me komunietitn
dhe shoqerine tone te shume vuajtur dhe te paster ne nje fare menyre nga te keqiat e ketij sistemi te ri ne te cilen po hyjme.
Hakmarrja e tyre dhe e bashkepuntoreve te tyre eshte e rende, e ndyre dhe e ulet,
aspak dinjtoze per shkollimin qe ata kane marre gjithashtu nga akumulimi i te gjithe shoqerise sone per shume vite te renda
te jetes dhe punes nen diktaturen komuniste.
Hakmarrja e tyre dhe plot ligesi te atyre qe humben pushtetin absolut ishte e tille qe te ngrinin
buzeqeshjen ne buze popullit dhe intelektualeve te te gjitha ngjyrave.
Per t’u hakmarre ata perdoren djallezine e Judes, marifetet e Jagos, vrasjet e tipit mafioz,
pastrimin e parave, buzeqeshjen kuptimplote te Belzebuse ndaj te huajve, shitjen e dinjitetit dhe te integritetit ndaj te
huajve dhe dhenien e pasurise se popullit pikerisht servileve te tyre (spiune dhe ish sigurimsa) dhe militanteve te tipit
kapter, magazinjer, etj, etj.
Shumekush e di se si keta Padrone te politikes dhe te ekonomise tashme, nen direktivat e ish padroneve te
vjeter qe u rrjedhin jarget nga qejfi se si u a punuan kaq bukur per 15 vite rresht popullit te tyre te cilit nuk i a falin
se si u shendrua nga nje popull qe vajtoi udheheqsin e tyre ne 1985, e terhoqi zvarre me 1991 ; ketij populli te cilit
i a mohuan faltoret religioze per tua shndruar ne kulte false dhe ateiste te komunizmit ; te ketij populli qe e futen
ne pune dhe nuk e paguan kurre sa duhet per shkak te harxhimeve per te zbatuar idete... vijon ne faqen 10
|