Gazeta "Tradita"

Faqja 10-11

Home
Arkiva
Komente
Anketa
Editoriali
Faqja 2-3
Faqja 4-5
Faqja 6-7
Faqja 8-9
Faqja 10-11
Faqja 12-13
Faqja 14-15
Faqja 16

lzhkstema.jpg

faqja10.jpg

Sharra – fytyra e krimit tė monopoleve qeveritare

 

 Hamza Hatika

 

Njė realitet i “sėmurė”

 

Sharra periferia e Tiranės, vendi ku varrosen tė vdekurit dhe ku lindin fėmijė tė deformuar nga tymrat e intoksikura nga djegja pa kriter e plehrave. Historia e Sharrės dhe e banorėve tė saj ėshtė njė nga historitė mė tė trishta tė tranzicionit tė dėshtuar shqiptar. Mes smogut urban ku gėlojnė monopolet e njerėzve tė veshur me pushtet tė lartė, shkon jeta e dėshpėruar e njerėzve tė thjeshtė tė kėsaj zone, njerėz tė sėmurė, me kocka tė deformuara, tė helmuara deri nė gjakun e tyre, me shpresa tė venitura pėr njė jetė normale.

Janė evidentuar 16 fėmijė, tė cilėt tė shoqėruar nga prindėrit e tyre bredhin spitaleve nė kėrkim tė shkaqeve pėr deformimet kockore dhe problemet e tjera tė rėnda tė shėqndetit tė fėmijėve tė tyre. Sipas analizavet mjeksore, ata kanė probleme me frymėmarjen, mėlcinė si edhe veshkat, pėr shka tė ujit tė helmuar nė kėtė vend tė “industrisė sė plehrave. Helmatisja e gjithė zonės si edhe prania e pėrditshme e plehrave  nė ambientin mė tė rėnduar jo vetėm tė Tiranės, por edhe tė gjithė Shqipėrisė,  po shkatėrron fizikun e njė brezi tė sėmurė qė nė bark tė nėnave. Analizat mjekėsore tregojnė se kėto sėmundje nuk janė tė  trashėguara nga prindėrit, por prania e helmeve, nė njė ambient tip Hiroshime, ėshtė  padyshim burimi  kėtyre defekteve qė rrezikojnė shėndetin dhe madje jetėn e tė miturve. Fėmijėt e sapolindur, janė tė intoksinuar deri nė atė masė saqė ndihen pacientė qė nė bark tė nėnės. 

Nuk po japim numrin atyre fėmijvet qė kanė vdekur gjatė apo mbas lindjes, pasi mungesa e njė evidence tė saktė, nuk na e mundėson njė gjė tė tillė. Por tanimė ata janė harruar nga prindėrit, pasi maratona e spitalevet me fėmijėt e tjerė,  i zhvendos ata nga kujtesa e dhimbjes.

Njėri nga prindėrit dhe fėmijėt –viktima tė smogut

Babai i Albinės 16 muajshe, ėshtė njėri nga kėta prindėr fatkėqinj.  Quhet Shkėlqim Dema, 34 vjec nga Buzi i Tepelenės, i martuar me dy fėmijė, ka 6 vjet qė ka ardhur nė Tiranė, ku ka ndėrtuar njė shtėpi qė mund tė quhet njė strehė pėr t’u mbrojtur nga shiu dhe dielli. Ėshtė i vetėpunėsuar me plehrat e Sharrės, si e  vetmja mundėsi pėr tė mbajtur veten dhe familjen. Thjesht njė ekzistencė natyrore, e mbingarkuar dhe mjaft problematike. Smogu qė krijohet nga djegia e plerave, megjithė ekzistencėn e njė  tabele ku thuhet se ndalohet hedhjen e plehrave, nuk e ndalon dot atė dhe tė papunėt e tjerė qė tė hyjnė nė ambjentin qė ėshtė nėn juridiksioni e bashkisė, nė atė mal tė trishtė hedhurinash dhe mbetjesh tė gjalla tosike, pėr tė fituar bukėn e pėrditshme mes plehrave. Ata sfidojnė ligjin pėr tė mbijetuar, por mbijetesa e tyre helmon gjakun e njė pjese tė Tiranes, ku mė tė ndjeshėm janė fėmijėt dhe pleqtė. 

Nuk mjaftuan 40 vjet punė nė minierėn e bardhė (Ish-Kombinati i Tekstileve), ku pjesa dėrmuese e tyre nuk arritėn tė gėzojnė pensionin, por tani tranzicioni i stėrmundimshėm shqiptar iu ka falur njerėzve si Shkėlqimi, nė buzėmbrėmjen e trishtė,  smogun me pasoja vdekjeprurėse. Kėta njerėz qė jetojnė nė zgrip tė dhimbjes dhe tė dėshpėrimit nuk kanė se ēfarė tė humbasin mė pėrveē stokut me mbetje toksike, ku sėmundjet vėnė nė shėnjestėr viktimat e radhės. Fėmijėt e tyre janė tė parėt qė preken edhe mė thellė nga pasojat e ndotjes, shpesh duke marrė mbi vete simptomat e sėmundjeve qė rreszikojnė seriozisht jetėn e tyre.

Vajza e Shkėlqimit akoma nuk i ka mbushur 2 vjeē, por ajo ėshtė njė frekuentuese e rregullt e pediatrisė dhe ata e pėrcjellin vogėlushen ne spitale mė tė specializuara, pasi mushkėritė e saj nuk kanė mundur dot t’i rezistojnė smogut dhe helmit. Ashtu sikurse dhe babai i saj, invalid i punės me njė krah tė thyer, i cili kursimet e tij tė mbledhura me aq mund nga puna e rėndė, i shpenzon rrugve Tiranė – Tepeplenė – Gjirokastėr pėr tė plotėsuar dokumentacionin pėrkatės tė invaliditetit,  akoma tė bllokuar nga burokracitė e radhės, nė njė shtet qė takohet me qytetarin e tij vetėm kur I vjel atij taksat dhe detyrimet e tjera.

Shkėlqimit, tani i duhet te mos lodhet shumė rrugėve, pasi vajza e tij ėshtė mė e shtrenjtė se ai vetė. E keqja ėshtė se raste tė tilla nė zonėn e Sharrės janė edhe mė tė pranishme, siē thamė,  tek femijėt e porsalindur, tė cilėt rrugėn e spitalit e kanė bėrė mė shpesh sesa parkun e lodrave, ku bashkėmoshatarėt e tjerė kalojnė buzė-mbrėmjen me prindrit e tyre, dhe tragjedia vazhdon. Kompromisi i heshtur vazhdon, duke prekur thellė e mė thellė mushkritė e tė pafajshmėve, tė cilėt sfidojnė vdekjen dita – ditės.

“Shkatėrro tė ardhmen”

Kjo ndodh pikėrisht nė kohėn kur shteti i paralizuar nga fushata e premtimeve tė radhės, nuk po merr asnjė masė pėr tė shmangur sado pak katastrofėn ekologjike tė zonės e tė Tiranės, ku dėshmimtarė tashmė jemi ne tė gjithė .

Mjafton njė shėtitje nė mbrėmje dhe era e rėndė, megjithse larg zonės, shqetėson banorėt e Tiranės e jo mė ata qė fatin e tyre e kanė lidhur me sistemimin e plehrave, duke marrė pėrsipėr koston ekstreme, atė tė jetės sė tyre dhe tė familjarėve. Parulla “Mbro tė ardhmen” ėshtė njė alternativė propogandistike, tė cilėn 120 tė vetėpunėsuarit e Sharrės e pėrkthejnė: “Shkatėrro tė ardhmen”.

Zhurma  e pak muajve mė parė pėr njė investim italian qė do ta kthente Sharrėn nė njė plehurishte tė Evropės, ishte maskarada e radhės e  kabinetit tė demagogėve, qė premtojnė parajsėn dhe servirin ferrin e organizuar. Njė projekt I tillė do tė ishte njė tjetėr katastrofė, tashmė e legalizuar nga ata qė erdhėn nė pushtet, mbas 4 muaj balotazhezh e me njė “Dushk” qė polli 9 deputetėt, qė do tė siguronin mandatin e dytė vrasės tė shqiptarėve.

Sharra ėshtė mė shumė se njė akuzė pėr pushtetin aktual, mė shumė se njė dhimbej pėr banoėrt e saj, qė jetojnė mes smogut dhe helmit, duke pėrjetuar njė ankth tė vėrtetė ekzistencial.

Kush mban pėrgjegjėsi? Sa absurde tingėllojnė retorikat e radhės sė kryeministrit dhe tė kandidatėve pėr deputetė tė selisė rozė pėrballė peisazheve tė tilla sociale, qė nuk mund tė shėrbėjnė pėr asgjė, pėrveēse si modele se si nuk duhet tė funksionojė demokracia dhe aspekti i tė drejtės sė njeriut pėr njė jetė normale, tė shėndetshme ekologjikisht dhe tė mbrojtur nga strukturat social-politike tė njė shteti normal. 

Fėmijėt e sėmurė qė nė bark tė nėnave janė njė akuzė. Deformimet e trupave dhe tė shpirtėrave tė tė vegjėlve tregojnė se cila ėshtė fytyra e vėrtetė e njė qeverisje qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė ashtuquajturat “shtresa tė paprivilegjuara” pėr tė cilat ēirren ditė e natė tribunalėt e demogogjisė dhe tė mashtrimit, tė cilėt i i kanė  ngritur monopolet mbi fatkeqėsitė e njerėzve tė pambrojtur.
 
 

Spiunėt dhe padronėt e tyre nė pararojė tė politikės

 

Faji i vjetėr i moshapjes sė dosjeve

 

Pirro Prifti
 
vijon nga faqja 7

...halucinante te pushtimit nga te huajt, duke e lene papune per 15 vite rresht dhe duke e detyruar te largohet nga vendi per rreth 1 million banore per 15 vite rresht ;- keta padrone se bashku me grupin po aq fajtor te ish sigurimsave dhe te spiuneve akaoma nuk eshte i kenaqur per keto 15 vite aq sa therret plot siguri frazen qe perdorin gjithmone hajdutet dhe kriminelet kur kane pushtetin ne dore :- ‘kapeni hajdutin !’

 Dhe me te drejte, sepse perversiteti ka shkuar larg, anormaliteti eshte kthyer ne norme aq sa  njeriu normal mendon qe diēka nuk shkon dhe fajin e paska ai dhe jo ata qe me marifet po i a hedhin te gjitheve duke mbajtur ne dore flamurin e moralit dhe te integrimit. Mendoni te dashur lexues : imoralet, amoralet, ish-shtypesit, ish-persekutoret, ish- nomeklatura e vjeter, ish-spiunet, ish-sigurimsat, ish-kapetrret dhe ish-magazinjeret, te metamorfozuarit ne militante te ‘denje’, kongresmene, etj, etj, kane paturpesine te paraqiten para te popullit heroik shqiptar dhe Europes me flamurin e te ardhmes ;

 por siē thote nje nga te urtet, zoti P.Buast : ‘Pishtari i se Vertetes shpesh i djeg duart atij qe e mban’.

 Pra ne perfundim mund te shihet fare qarte se zgjatja e nje tranzicioni nga nje sistem ne nje tjeter nuk eshte rastesi ne vendin tone dhe nuk eshte nga mosdija ose moseksperienca por eshte nje fatkeqesi kombetare e kryer per mendimin tim me qellim nga klane te caktuara te ish-komunizmit te perzjera sot me te keqen nderkombetare, duke na dhene nje monster e cila ushqehet plot babezi ne vendin tone per shkak te terrenit social konfuz dhe te pa qarte per ate qe po ndodh, babezi e cila rritet edhe per shkak se ata qe e kane kuptuar largohen sepse nuk gjejne hapesira per te kundershtuar kete te keqe.

 Megjithate nuk duhet te behemi pesimiste. E ardhmja eshte  per te miren per progresin. Zgjedhjet e reja jane nje mundesi.

Megjithese kjo histori eshte perseritur disa here ne Shqiperi ne shekullin e kaluar si ne 1913, 1924, 1939, 1946, 1991, 1997,  gjithnje per shkak se e liqte dhe e keqja eshte shume me e fandaksur tek ne se tek vendet e tjera, per shkak te levizjeve te shumta te popullates, te mbajtjes nen kontroll te intelektualeve- progresiste, por edhe per shkak se Judat tek ne, ne te gjithe koherat, kane bere nje veprim qe nuk eshte bere ne vendet e tjera.- kane zhdukur gjithmone dhe ne ēdo nderrim epoke dosjet, letrat e shkruara, faktet, deshmite e shkruara, varret, njerezit. Kane patur kohen dhe mjetet e duhura per te fshehur dhe ngaterruar gjurmet e krimit.

Eksperienca eshte marre nga otomanet, te cilet dhane shembullin e pare dhe te tmershem te perpjekejes se zhdukjes se historise se nje kombi : ēvarrosjen dhe marrjen e eshtrave te heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe zhdukjen e te gjithe dokumenteve te shkruara, shembull te cilin e ndoqen pothuajse te gjithe Padronet e kesaj toke.

Le te shpresojme qe kjo skote e ulet qe trashegon keto menyra demoniake te  harreses dhe te pengeses te kete radhen e e largimit nga vendi yne, qe po pret ndryshimin e shumepritur dhe integrimin sa me parete vendit  ne familjen moderne te Europes se Bashkuar.

faqja11.jpg

Kush i projekton rrugėt e Tiranės?

  

Nė kongresin e fundit tė PS, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, zoti Edi Rama, u mburr me stafin qė ai ka zgjedhur nė kėtė institucion duke thėnė se ai ishte baraz me disa KOP-e pėr nga niveli teknik. Njė analizė e thjeshtė e punimeve qė janė bėrė dhe po bėhen nė rrugėt e Tiranės, nxjerr nė pah pa-aftėsinė e kėtij stafi, paradokset dhe eksperimentet urbanistike qė vėshtirė se i gjen nė ndonjė vend tjetėr. Konceptet qė kėto rrugė tė ndėrtuara apo tė meremetuara shkelin, janė fare tė thjeshta dhe tė kuptueshme nga publiku i gjerė.

Si fakti i parė qė duhet pėrmendur ėshtė zgjatja e punimeve. Pėrballė pyetjeve tė gazetarėve se si ka mundėsi qė rrugėt e Tiranės po qėndrojnė tė shkepura kaq gjatė, zyrtarėt e Bashkisė janė pėrgjigjur se ka shumė punė pėr tė bėrė dhe nėse do tė bėnin nga njė rrugė nė vit, do tė duheshin rreth 1,000 vjet pėr t’i mbaruar tė gjitha. Kjo pėrgjigje qė shtypi e ka marrė tė mirėqenė mbart nė vetvete njė mashtrim tė madh. Kush i ka thėnė zotėrinjve tė Bashkisė sė Tiranės se njė rrugė do njė vit tė rindėrtohet? Rrugėt nė tė cilat po punohet aktualisht nė Tiranė vėshtirė se i kalojnė 300-400 metra gjatėsi. Nėse firmat e ndėrtimit qė kanė marrė pėrsipėr kėto rrugė, kanė deklaruar se kėto janė afatet e punimeve, Bashkia ėshtė mashtruar dhe fajin e ka pa-aftėsia e kuadrove qė janė baraz me disa KOP-e. Firmat fituese tė tendereve, janė tė ndryshme. Domethėnė, kanė makineri, paisje, stafe, secila tė vetėn. Duke qenė tė pamvarura nga njėra tjetra, sigurisht qė nė kushte normale, do tė kishin dhe tendencėn pėr tė mbaruar mė pėrpara se tjetra, pėr tė fiuar njė “garė tė pashpallur. Nėse kėto punime janė zvarritur qėllimisht pėr t’u inauguruar javėn e zgjedhjeve, atėherė mashtruesja ėshtė Bashkia e Tiranės. Por ky mashtrim nuk ka ardhur pa kosto pėr qytetarėt. Bizneset janė rrėnuar nga mungesa e aksesit, trafiku ėshtė rėnduar sė tepėrmi bashkė me xhepin e atyre qė kanė makina dhe presin me orė nėpėr kryqėzime dhe ajri ėshtė bėrė burim sėmundjesh dhe alergjish.Duhet thene se dikush fiton nga harxhimi I karburantit ne kalime ,ndalime e pritje.edhe makinat nuk kane ndonje “te mire” nga rruget me pengesa e gropa.Te gjitha keto ne dem te qytetareve jane.Por nuk don me dijt kush se kush e peson,mjafton qe ne kohen e duhur,ne momentin oportun,te kalohet ne rruge sapo te asfaltuara,me parate e po atyre qytetareve qe kane pritur me vite te fillojne punimet dhe te “behen’ rruget. Pse nuk ėshtė punuar me segmente pa shkepur tė gjithė rrugėn pėrnjėherėsh? Pse nuk sigurohet kalimi alternativ pėr sa kohė qė bėhen punimet? Pse nuk punohet natėn apo kur nuk ka trafik? Vėrtetė nuk i dinė kėto gjėra ekspertėt e Bashkisė apo nuk i kėrkojnė sepse janė indiferentė dhe tė papėrgjegjshėm? Pėrveē afateve tė stėrzgjatura tė punimeve, vetė mėnyra e projektimit tė kėtyre rrugėve lė shumė pėr tė dėshiruar. Kėshtu, janė asfaltuar rrugė duke i ndarė me trotuar nė mes por duke harruar opsionin e kthimit apo tė rrotullimit pėr nė sens tė kundėrt nė kėto rrugė. Makina qė futet tek Zogu i Zi nė drejtim tė autostradės duhet tė ecė qindra metra pa pasur mundėsi tė kthehet pėr tek bizneset e shumta apo blloqet e banimit nė tė dyja anėt e rrugės. E njėjta gjė me rrugėn e Kavajės pas kryqėzimit tė 21-shit, rrugėn kryesore tek Tirana e Re, rrugėn nga Spitali tek Shkolla e Bashkuar etj. Rrugėt e asfaltuara tani vonė nga Brryli deri tek Materniteti i Ri janė me tre korsi pėr dy drejtime. Kjo ka bėrė qė korsia e mesit t’i lihet mė tė fortit, shpeshherė duke krijuar duele tė heshtura mes shoferėve qė mund tė shkaktojnė aksidente tė rėnda. Rruga e zgjatur e unazės, pas kryqėimit tė shkollės Vasil Shanto duket sikur sfidon forcat centrifugale(150 m para takimit me rrugen e Kavajes). Trajektorja e kėsaj rruge do tė bėnte njė makinė qė ecėn me 60 km/orė tė pėrfundonte nė Lanė pėr shkak tė kthesave drastike. Nuk mund tė mos pėrmednim edhe kazanėt e plehrave qė nėpėr Tiranė kanė statusin e njė makine tė parkuar nė mes tė rrugės. Koncepti i xhepave rrugorė pėr kėto kazanė ka humbur ndėr projektuesit Bashkiakė bashkė me konceptin e parkingjeve 45 gradėshe qė do tė dyfishonin kapacitetin e vendeve.  Paradokset vazhdojnė mė tej. Rruga e zgjeruar prapa Piramidės ėshtė bėrė me e gjėrė se rruga e Unazės kur e para ėshtė rrugė dytėsorė dhe shkrihet nė Unazė. Kryqėzime tė shumta nė Tiranė pėrplasin 4-5 drejtime tė ndryshme. Nė kėto kryqėzime ku edhe semaforėt nuk do tė zgjidhnin punė, kontrolli i trafikut bėhet me mirėkuptimin mes shoferėve apo me polici rrugore. Pas 5 vjetėsh qeverisje vendore me njė staf tė kualifikuar, stafi Rama mė nė fund ka filluar punėn pėr ndėrtimin e njė mbikalimi nė Tiranė. Problemi ėshtė se ai po bėhet nė tė vetmin kryqėzim qė nuk ka nevojė pėr tė. Zogu i Zi ka njė rotondė ekzistuese dhe mjaft hapėsirė kalimi pėr makinat. Po tė asfaltohej kjo hapėsirė, tė vijėzoheshin korsitė dhe tė pėrcaktohej e drejta e pėrparėsisė, ne do tė kursenim 2.0 milion Euro qė Bashkia do t’i marrė taksapaguesve pėr kėtė projekt. Ndėrkohė kryqėzimet qė po bllokojnė trafikun realisht nė Tiranė janė nė pritje (Rruga e Kavajės-21 Dhjetori, Unazė-Bulevard, Farmacia 10 etj.). Tė gjitha kėto anomali nė rrugėt e Tiranės do tė ishin tė kapėrdishme nėn parimin se “Aq dimė dhe aq bėjmė”. Por kur kėto punime jo serioze dhe shumė tė shtrenjta po prezantohen si njė model kombėtar pėr t’u admiruar, si objekt krenarie dhe shembulli i mė tė mirės qė ofron pushteti socialist, zėri i arsyes duhet t’i tregojė vendin kėsaj farse. Parrulla “Po ndryshojmė Tiranėn” nė fakt duhej tė thoshte “Po asfaltojmė rrugė nė qendėr pa kriter”. E para gjė qė duhet tė kishte bėrė njė staf serioz dhe i aftė teknikisht ishte adoptimi i standarteve tė projektimit. Meqenėse tė tjerėt i kanė ato prej dekadash, ne nuk duhet tė shpiknim ndonjė standart tonin, por vetėm tė kopjonim. Kėto standarte do tė rregullonin ēdo gjė qė ka tė bėjė me rrugėt e trafikun, qė nga distancat, rrezet e kthesave, trajektoret, gjerėsitė e numrin e korsive, parkingjet, kalimet pėr kėmbėsorėt e biēikletat etj. Gjithashtu, njė staf teknik i pėrgjegjshėm pranė Bashkisė do ta kishte ndjerė mungesėn e inxhinjerėve tė trafikut. Ky specialitet nuk ekziston nė vendin tonė por ėshtė bėrė i domosdoshėm sidomos nė Tiranė. Nė vend qė tė thirren firma franceze e belge pėr tė na projektuar pallate futuriste me shumė ngjyra, duhet tė ishte thirrur njė grup inxhnjerėsh trafiku tė huaj, pėr tė punuar nė Tiranė dhe pėr tė stėrvitur dhe kualifikuar stafin multi-KOPist tė Bashkisė. A do tė guxonte vallė ndonjė firmė franceze, tė prekte edhe 10 cm bulevardin Shėn Elize, si kėto francezėt tanė qė po na zvogėlokan bulevardin Zogu I? Ka ardhur koha qė qytetarėt e Tiranės tė ndėrgjegjėsohen se paratė qė shpenzon Bashkia janė tė tyret dhe se i duhet kėrkuar me rigorozitet se si i shpenzon ato para dhe sa po na e pėrmirėsojnė jetėn e pėrditėshme. Herėn tjetėr qė pritet njė shirit, tė mos mjaftohemi duke thėnė “Shqyqyr qė u bėnė, pa s’ka rėndėsi si, kur, sa dhe ku”. Edhe sikur tė imagjinonim pėr njė moment se tė gjitha punimet nė Tiranė ishin bėrė konform standarteve perėndimore, vetė fakti qė dikush tjetėr mund t’i bėnte ato mė shpejt dhe mė lirė, duhet tė na bėjė t’i vlerėsojmė kėto punime dhe pėrgjegjėsit e tyre nė perspektivė.

 

 

FATMA

 

 

 

 

Njė pėrgjigje (jo) miqėsore z.Nano

 

Nė fjalimin e tij programatik para kongresit tė Partisė Socialiste,  Fatos Nano me mėndjen e njė tė dehuri, me shpirtin e zi katran, me gojėn e njė sharlatani, me paturpėsinė mė tė madhe, merr kurajon tė hedhi jo vetėm baltė dhe pėshtymė, por dhe helm e vrer mbi shtresėn e ish tė pėrndjekurve politikė tė Shqipėrisė.  Kjo akuzė, sa e pavėrtetė aq qesharake pėr ne, nuk ėshtė as e papritur dhe as e ēuditshme. Ndėr tė tjera ai thotė se ish tė pėrndjekurit politikė kanė qėnė spiuna tė Sigurimit dhe i kanė shėrbyer atij. Zakonisht, i shari tė shan, hori tė bėn hor. Pėr ne do tė ishte fyerje nėse Nano do tė na lavdėronte,  ne atėhere duhej tė shikonin thellė brenda nesh  pėr tė parė se diēka nuk shkon. Ne as nuk presim dhe as do tė presim nga ajo magazinė rrenash dhe plehrash, qė kanė servirur historikisht ndotje kombėtare. Nano i pėrket sistemit qė masakroi dhe terrorizoi njė popull tė pafajshėm pėr 50 vjet. Ai ėshtė pjesė e pandashme e krimit, pasi lindi dhe u rrit nė obarrin e institucionit tė krimit, ku e zeza u quajt e bardhė dhe e bardha u quajt e zezė, ku krenaria e kombit, fisnikėria e tij, intelektualėt e shquar u vranė, u shanė dhe u quajtėn tradhėtarė dhe tė shumtit mbetėn p[a varre, ndėrsa llumi i shoqėrisė, institucioni i Sigurimit tė Shtetit dhe Partia e Punės u ngritėn nė kult.  Shtresa jonė e ish tė tė  burgosurve politikė u pėrball me diktaturėn mė tė eger qė ka parė historia deri mė sot. Shumė vetė dhanė jetėn, tė tjerėt vazhduan kalvarin e gjatė tė burgjeve dhe kampeve politike, nė veprat nė tė gjithė Shqipėrinė, tė cilat u lanė me gjakun, mundin dhe djersėn tonė. Ndėrtuam nėn pesėhėn e kėrbaēit aerodrome, hekurudha, pallate, uzina, nxorrėm krom e bakėr e pirit ndėr miniera dhe thamė qindra mijra hektarė moēale, qė na kushtuan 84000 vjet burgje. Njerėzimi provoi mbi kurrizin e tij dy diktatura, nazizmin dhe komunizmin. Gjatė Luftės sė II Botėrore, bota humbi mbi 60 milion njerėz, ndėrsa mbas 1945 kominzmi shfarosi 100 milion njerėz. Nė vazhdim tė rrugės sė krimit, dishepulli i tij Ramiz Alia pėrpara kufomės sė Diktatorit do tė betohej se  Shqipėrinė do ta mbajmė tė kuqe, ashtu siē deshe Ai – merhumi-  ēfarė do tė thotė se do ta lajmė me gjak, premtim qė u bė realitet. Gjaku i tė rinjve dhe tė rejave shqiptare skuqi fushat e malet e Shqipėrisė vetėm e vetėm se ata kėrkonin botėn e lirė dhe trupat e tyre u lidhėn me tela me gjemba duke u ekspozuar nėpėr qytete dhe fshatra, pėr tė krijuar tmerr dhe terror. Ky krim kolektiv ndodhi bash nė prag tė ardhjes sė Demokracisė. Veprime qė nuk i praktikuan edhe nazistėt gjermanė.

Viti 1990 – 1991 qė pruri pranverėn demokratike aq shumė tė kėrkuar nga ish tė burgosurit politik, ringjalli ėndrrat tona tė vjetra pėr liri dhe demokraci. Kuvendi i Shqipėrisė mė 30 shtator 1991, me vendim unanim, duke u ngritur nė kėmbė ( duke pėrfshirė edhe zotėrinė tėnde) njoftoi pafajsinė tonė dhe, mbi kėtė bazė, rridhte dėmshpėrblimi pėr burgun dhe punėn e papaguar, e drejtė kjo qė rrjedh nga Kodi Penal dhe Kushteta, nga  konventat ndėrkombėtare qė nuk u realizuan as sot e kėsaj dite, ndėrsa njė hajdut ordiner siē ishit Ju, z.  Nano, u paguan me rreth 50 mijė lekė tė vjetra nė njė ditė burgu, duke marrė pėr periudhėn e burgut tė tyre tė merituar 80 milion lekė, etj.  Tashmė ju z. Nano dhe klanet tuaja nė qeverisje e gjetkė  jetoni ditėt e fundit tė turpit, po iu rrėshqet toka nėn kėmbė. Ne ish tė burgosurit politikė  jemi krenarė dhe kryelartė pėr aq sa bėnė,  jemi koshient nė idealet tona dhe e dimė, jemi tė sigurtė  se njė ditė gjaku, djersa dhe mundi jonė do tė shpėrblehen.

Caf  Jonuzi

Ish i pėrndjekur politik

 

 

Abstenimi, shansi i triumfit tė sė keqes politike

 

Sapo dėgjova nji lajm qė tingllon sa i zakonshėm, aq edhe i ēuditshėm. I zakonshėm pėr nga ngjarja dhe i pazakonshėm nga rėndėsia. Lajmi ishte ky: “Njė numėr i madh studentash u pyet nėse dėshironin tė votonin nė qendrat e votimit tė vendbanimit tė tyre, apo nė mjediset e universitetit”. Shumica e kėtyre studentave u pėrgjigjėn se donin tė abstenonin.  Ky mendim nė gojėn e njė studenti qė ka arrit tė diplomohet me deftesėn e pjekurisė sė shkollės sė mesme tregon se pjekuria e marrėsit lė shumė pėr tė dėshruar nė formimin e koncepteve, sa pėr tė ardhmen e indvidit, aq dhe pėr tė ardhmen e Atdheut. E nėse kultura politike e studentave tė sotėm, intelektualėt e sė ardhmes, mbetet disa shkallė mė poshtė se zotėsia e marrjes sė notave shkollore, krijon boshllėkun mė tė rrezikshėn nė mjedisin e njė demokracie qė deri tani ėshtė konturuar mė shumė si despotizėm se sa si strukturė psiqike, morale dhe institucionale e lirive dhe tė tė drejtave tė njeriut. Dėshira e abstenimit tė disa tė rijėve dhe mė sė shumti e studentave, na sjell dy ēudi. Ēudinė mė tė madhe na e sjell qėndrimi i mė tė rriturve qė e kanė provuar kafshimin e kuēedėrs sė kuqe e, megjithkėtė, thua se i kanė harruar dhimbjet e atyre kafshimeve. Kėshtu ata preferojnė abstenimin.Ndėrsa abstenimi i tė rinjve na ēudit se si nuk e kuptojnė tė rinjtė se mospjesmarrja nė votim ėshtė paraliza e kontributit pėr tė ardhmen e tyre. Fitimi i njė kulture qė nuk i shėrben formimit tė koncepteve pėrparmtare, ėshtė kulturė anemike e, nėse kėtė anemi nuk pėrpiqemi ta shėrojmė sa ma parė, pasojat e kėsaj pakujdesie bėhen tė pa imagjinueshme.

Arsyeja abstenimin e quan shkelje tė tė drejtave tė vetvetes, nė mėnyrė tė pavetėdijshme, pėr me marrė pjesė nė pėrcaktimin e sė ardhmes sė demokracisė. Disa njerėz abstenimin e quajnė tė drejtė demokratike, pa u kujtuar se borxhi mė i madh qė i kemi demokracisė ėshtė vota. Votat pėr njė demokraci tė brishtė, siē asht e jona, janė  si ushqimi pėr njė foshnje tė porsalindur e tė brishtė, nė dorėn e sė cilės, do tė vendoset e ardhmja e shqiptarėve qė janė e qė do tė lindin. Nėse abstenuesi mendon se asnjė parti e jona politike nuk i pėrmbush ende kėrkesat e votuesve, ai duhet tė ketė  kujdes mos tė dėmtojė embrionin e pėrmbushjes sė kėrkesave, ngase abstenimi favorizon gjithmonė ngadhnjimin e mė pak tė pėrshtashmit pėr tė drejtuar shtetin. Prandaj ndėr kėto parti qė janė ne duhet t’u a japim votėn tonė atyre qė, nė mos tjetėr, janė mė pak tė korruptueshėm, janė qoftė edhe sadopak mė tė ndjeshėm nė pėrmirsimin e ligjeve e, sidomos, nė zbatimin e tyre kanė njė vizion tė dobishėm pėr rrugėn e sė ardhmes politike, mbasi pėr tė ardhmen e njė populli ecja sado e pakėt nė rrugėn e progresit ėshtė fitore e madhe pėr njė demokraci tė vogėl.

Abstenimi e ngec demokracinė nė vendnumėro dhe bėhet alibi pėr triumfin e mė tė kėqijve. Ndaj e mira e lyp tė respektojmė arsyen jo tekėn, se nuk ka tekė tė dobishme, nėse ka arsyetim tė dėmshėm. Abstenuesi thotė: “Njė votė ma pak nuk ka rėndėsi!”. Ky mendim shkakton epideminė e abstenimit,  bėn tė vuaj tė ardhmen tonė.  Abstenimi ėshtė njė indiferentizėm qė e mallkojnė brezat pas nesh pėr ngadalėsimin e progresit. Votimi duhet tė na japė krenari, mbasi vota ėshtė shenjė i nderimit tė barabartė pėr ēdo shtetas, ėshtė njė ftesė pėr dhėnien e mendimit pėr ndėrtimin e sė ardhmes.Dikush e justifikon abstenimin me manipulimn e votave. Ėshtė  e vėrtetė se kėtė akt tė shėmtuar na e dėshmon pėrvoja. Megjithatė, as ky justifikim, nuk duhet tė na shmangė prej votimit, mbasi ndėrgjegjia e votuesit duhet tė thotė: “Unė e dhashė kontributin pėr tė cilin u ftova ta jap, kush ma zhvleftėsoi e mbaftė mbi shpirt tė vet. Abstenimi do tė mė linte njė barrė qė i shtohet pesha ēdo ēast”. As shembujt e abstenuesave tė vendeve tė tjera nuk duhet tė na ndikojnė. Atje votimet i japin shkas njė rrotacioni apo vazhdimėsie, drejtimi si njana, tjetra tė pandikueshėm nė konsolidimin e demokracisė sė konsolidueme, ndėrsa ne synojmė ecjen e demokracisė drejt konsolidimit. Shembullin e ndėrhyres popullore nė ndreqjen e gabimeve politike e pamė edhe nė votimet e fundit nė Itali, ku  mbi 80%  e italianėve u pėrfshinė nė votime, pėr t’i dhėnė njė shans  momentit politik tė demokracisė italiane. E nėse ne do t`i shikonim nevojat demokratike me atė sy,  pjesmarrja jonė nė votime do tė ishte 100%, ashtu siē merrnim pjesė nė votime pro diktaturės, nga ora pesė e mėgjezit deri nė orėn gjashtė tė mėngjezit. Ta shfrytėzosh demokracinė pėr tė abstenuar kundra saj, ėshtė njė akt i papėrgjegjshėm. 

 

Gjok Vata