
Editorial
Kambanat e njė sondazhi
Nga
Neritan Kolgjini
Instituti
Demokratik Amerikan (NDI) publikoi para disa ditėsh njė sondazh opinioni, i cili trazoi fort ujėrat e politikės sė ditės.
Nė fakt qėllimi i sondazhit nuk kishte lidhje pothuaj fare me parashikimet e zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005. Kėtė qėllim joelektoral,
zotėruesit e sondazhit e theksonin fort qė nė hyrje tė raportit, ku thuhej se “sondazhet e opinionit publik nuk pėrdoren
si njė mjet pėr tė parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.” Madje edhe me gėrma “bold” (tė theksuara) kur thuhej
se: “Ai (sondazhi – N.K.) nuk duhet tė shihet si njė parashikim i rezultatit tė zgjedhjeve parlamentare tė korrikut
2005.” Por pavarėsisht kėtyre paralajmėrimeve, pjesa e dalldisur e politikės e shfrytėzoi kėtė rast pėr tė thėnė se
“amerikanėt janė me ne!”; ose qė “sondazhi ėshtė i paguar me paratė e opozitės e tė krimit...”. Tė
dy kėto qėndrime duket sheshit se janė reflektim i njė gjykimi qė bėhet mė fort me stomak, sesa me tru. Sepse po ta lexosh
sondazhin fund-e-kreje, (qoftė edhe pėr pjesėn ku analizohet politika), del se partia fituese dhe mė e madhja, ėshtė Partia
e tė Pavendosurve, e cila pėrfshin 1/3 e tė anketuarve. Pra tė nderuar guerrilas tė politikės, kujtohuni pak se 32 pėrqind
e njerėzve qė duan tė votojnė, ende nuk e kanė ndarė mendjen se kujt do t’ia japin votėn e tyre! (Ndėrkohė qė partia
me votat mė tė shumta, arrinte deri nė 29 %!) Njėherazi, ēfarėdo analize qė tė bėhej, kėto shifra tė pavendosurish, do tė
mjaftonin tė bėnin akull zjarrminė e mė tė flaktit nga ēdo skutė e politikės. Por meqenėse jemi nė kėtė pikė, dhe meqenėse
ky sondazh nuk ėshtė shumė i favorshėm pėr LZHK-nė, meriton tė analizohet pėr ato qė ai ka treguar nė shifrat e tij. Sė pari,
ėshtė me vlerė tė kujtojmė se ai nxjerr nė total opozitėn e sotme si fituese nė zgjedhjet e ardhshme, nga ēfarėdo llogarie
qė tė bėhej. Sė dyti, ai pėr herė tė parė shfaktorizon PBDNJ-nė si pjesė tė politikės dhe kjo ėshtė njė gjė qė duhet marrė
nė konsideratė. Ndokush mund tė thotė se Sali Berisha ėshtė angazhuar qė t’i marrė nė qeveri grekėt e PBDNJ-sė. Dhe
ka tė drejtė... Por Sali Berisha ka treguar se di ta hajė fjalėn, kur kemi tė bėjmė me interesa pushteti. Sė treti, sondazhi
ėshtė shumė negativ pėr qeverinė Nano dhe pėr atė vetė si person. Kaq do tė mjaftonte qė ky sondazh tė shėrbente si inkurajim
pėr secilin atdhetar, antikomunist, tė djathtė e demokrat tė vėrtetė tė Shqipėrisė. Tė tjerat janė fjalė qė nuk ngrejnė peshė.
Qėllimi i sondazhit ishte tė gjendej se ēfarė e shqetėson mė shumė qytetarin shqiptar dhe nė kėtė listė doli qė ekonomia,
korrupsioni dhe infrastruktura ishin ato qė pėrbėnin problem pėr njerėzit. Ndėrsa gjendja politike s’kapte veē 7 pėr
qind nė shqetėsimet e njerėzve. Mjafton tė shihet ky qėndrim nė prioritetet e njerėzve, (pa llogaritur mosbesimin e qytetarėve
ndaj politikės, apo konsiderimin e 84 % tė saj si tė korruptuar), pėr tė kuptuar realisht se cili ishte qėllimi i kėtij sondazhi.
|