Gazeta "Tradita"

Faqja 4-5

Home
Arkiva
Komente
Anketa
Editoriali
Faqja 2-3
Faqja 4-5
Faqja 6-7
Faqja 8-9
Faqja 10-11
Faqja 12-13
Faqja 14-15
Faqja 16

lzhkstema.jpg

faqja4.jpg

Intervistė me z. Flutuark Gėrmenji,Kryetar i Oborrit Mbretėror Shqiptar

 

Ja kandidatėt e LZHK-sė kanė epėrsi ndaj rivalėve tė tyre

 

Pyetje: LZHK pėrfundoi gjithė procesin e seleksionimit dhe tė rregjistrimit tė kandidatėve nė Komisonin Qėndror tė Zgjedhjeve. A u arritėn objektivat e caktuara gjatė kėtij procesi?

Pėrgjigje: Natyrisht, u arritėn. Objektivi kryesor ishte qė nė listėn pėrfundimtare tė kandidatėve, tė pėrfshiheshin propozimet e vetė zonave, tė paraqitura nga degėt e LZHK, propozimet nga shoqėria civile, nga shtresat e ndryshme sociale dhe nga kategoritė e ndryshme tė biznesit. Diskutimi i tyre u bė, fillimisht, nė departamentin e organizimit dhe tė burimeve njerėzore dhe, mė pas, nė Komisionin Elektoral. Kandidatėt u paraqtėn publikisht nga vetė Kryetari i LZHK, si nė Durrės, Korēė, Elbasan, Vlorė, Fier, Berat, Malėsinė e Madhe, Kukės, etj.

Paraqitja e tyre publike tregoi se ishin pėrzgjedhur ata kandidatė, qė gėzonin mbėshtetjen e zonave, tė elektoratit tė tyre. Nga testimet nė shkallė kombėtare, rezulton qė kandidatėt e LZHK janė mirėpritur si personalitete pėrfaqėsuese.

 

Pyetje: Cila ėshtė pasuria intelektuale dhe e vlerave tė traditės me tė cilat vijnė pėr tė konkuruar pėr zgjedhejt e 3 korrikut kandidatėt e LZHK?

Pėrgjigje Kandidatėt e LZHK erdhėn para zonave tė tyre elektorale pėrmes diskutimeve dhe propozimeve tė zonave dhe strukturave pėrfaqėsuese. Kjo ėshtė edhe arėsyeja kryesore e vlerave tė tyre pėr tė gjithė elektoratin shqiptar. Ata pėrfaqėsojnė traditat mė tė mira shqiptare, pasi vinė nga familje patriotėsh, qė kanė dhėnė kontribute tė rėndėsishme nė historinė e Shqipėrisė. Kandidatė tė tillė janė paraqitur nė tė gjitha zonat, por mund tė pėrmendim disa prej tyre nė Shkodėr, Korēė, Vlorė, Durrės, Tiranė, Krujė, etj. Mes kandidatėve ka shkrimtarė, kompozitorė, publicistė, juristė, mėsuesė, mjekė, inxhinjerė, etj., qė pėrfaqėsojnė vlera intelektuale dhe kulturore mbarėkombėtare.

Kontributet e tyre janė vlerėsuar si njė bazė pėr tė rritur kėto vlera nė shkallė kombėtare, si kontributin mė tė ēmuar tė LZHK nė hapsirėn Europiane. Dinjiteti kombėtar pėrfaqėsohet me vlerat intelektuale dhe kulturore, me indetitetin kombėtar.

Konkurimi i kėtyre kandidatėve do tė sjellė njė jehonė tė fuqishme tė LZHK para elektoratit shqiptar, sepse, nėpėrmjet tyre, vijnė vlerat e vėrteta, qė janė nė bazė tė dinjitetit tonė kombėtar.

 

Pyetje: Nė kuadrin e kėtij konkurimi dinjitoz tė kandidatėve tė LZHK-sė, ku mendoni se qėndron epėrsia e tyre ndaj rivalėve dhe vlerat qė ata pėrcjellin nė kėtė betejė tė ashpėr elektorale qė sapo ka nisur?

 

Pėrgjigje Beteja ėshtė vėrtetė e ashpėr, por kandidatėt tanė nuk paraqiten nėpėrmjet parave tė vjedhura dhe tė premtimeve zhgėnjyese, as nėpėrmjet njė qeverisjeje tė dėshtuar dhe tė njė demokracie tė tradhėtuar. Siē e pėrmendėm mė lart, epėrsia e tyre qėndron nė vlerat e tyre, nė programin elektoral, qė mbėshtetet nė slloganin NE BĖJMĖ SHTET, qė ka garancinė e mbėshtetjes nga njė simbol kombėtar, siē ėshtė Mbreti Leka.

Epėrsia e tyre e parė ėshtė qė kandidatėt e LZHK kanė premtimin solemn dhe praktikėn e garantuar, qė nuk do tė vazhdohet tė qeveriset me mentalitet komunist apo postkomunist, as me skemat e Katovicės dhe as me vjedhjen totale ndaj pasurive kombėtare. Kjo ėshtė e garantuar nga programi dhe nga Kryetari i LZHK, Mbreti Leka I Zogu.

Shpesh vazhdohet tė pyetet se ēfarė sjell LZHK dhe pse duhet tė votohet ajo nga shqiptarėt. Ne besojmė se janė pikėrisht garancitė qė thamė mė lart, ėshtė premtimi se do tė realizohet njė Qeverisje Shqiptarėsh, pėr tė gjithė Shqipėrinė. Kjo pėrbėn epėrsinė morale dhe politike tė kandidatėve tė LZHK, qė ka synim jo riciklimet partiake, por Zhvillimin Kombėtar, rritjen e dinjitetit kombėtar tė Atdheut tonė tė pėrbashkėt.

Pyetje: Partia Demokratike, nė themel tė obsioneve politike tė sė cilės deri tani ka qenė “Dushku” i aplikuar nga PS, po fabrikon njė “Dushk” tė ri. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?

Pėrgjigje Kėto zgjedhje elektorale u rrezikuan qė nė fillim nga kompromisi “PD” “PS” pėr hartimin e ndryshimeve tė Kodit Elektoral. Vazhduan tė rrezikohen nga mospjesėmarrja e komisionereve tė LZHK apo edhe tė LSI. Po arrijnė kulmin me parapregatitjen e njė “Dushku” total, duke bėrė thirrje frenetike pėr tė votuar veē kandidatėt e tė dy forcave, qė pėrmendėm, dhe po veē aleatėt e tyre nė propoconial.

Ky ėshtė veprimi mė i pamoralshėm nė historinė e zgjedhjeve nė Shqipėri. Kjo bie ndesh edhe me Kodin e Etikės, qė kanė firmosur kryetarėt e partive politike shqiptare.

Veprimet pa identitet kombėtar, sjellin kėtė veprim tė pamoralshėm elektoral. Tendenca pėr tė mashtruar elektoratin shqiptar, siē ka qenė rėndom gjatė kėtyre viteve, po shoqėrohet me njė grabitje masive tė votės sovrane tė popullit shqiptar.

Ne besojmė se populli do tė dijė t’i pėrgjigjet kėsaj loje tė pamoralshme, duke votuar pėr tė siguruar Zhvillimin Kombėtar, nė Shqipėrinė e vjedhur nga qeveritarė tė korruptuar dhe tė tradhėtuar nga kryetarė partish, qė mendojnė vetėm pėr tė siguruar kolltuqe pushtetarėsh.

 

Pyetje: cilat janė disa nga arsyet kryesore qė i japin LZHK-sė njė kartė tė fortė morale pėr tė kėrkuar mė 3 korrik njė votim mbarėpopullor tė shqiptarėve?

Pėrgjigje Arėsyeja bazė ėshtė ringritja e institucioneve, sigurimi i rendit dhe i punėsimit, kėtu nė Shqipėri. Mbi kėtė bazė garantohet fillimi i punės sė pėrbashkėt pėr tė rritur mirėqėnien nė ēdo familje shqiptare.

Ku LZHK premton se do tė bėjė shtet, ajo garanton deryrimin shtetėror pėr njė administratė autoritare dhe tė pakorruptuar, qė punon pėr tė gjithė shqiptarėt.

LZHK garanton, gjithashtu, se do tė sigurojė zbatimin e ligjit, tė drejtėsisė, tė rendit, duke ringritur xhandarmėrinė tradicionale shqiptare, si armėn kryesore pėr tė luftuar krimin dhe korrupsionin. Por LZHK ka edhe detyrimin shtetėror qė tu sigurojė tė gjithė shtetasve njė Pasaportė Shqiptare pėr tė shkuar kudo, lirisht dhe me dinjitet.

Kėto kanė qenė arritur qė pėrpara 70 vjetėsh. Pra nuk ėshtė thjesht njė premtim, por njė realitet, qė kėrkon tė rivendoset me dinjitetin qė ka patur.

Vetė Programi Elektoral i LZHK ėshtė njė kėrkesė dhe premtim pėr tė gjithė shqiptarėt, qė janė ndarė e coptuar nga disa prej partive tė sotme, qė ėndėrrojnė vetėm pėrfitimet e pushtetit. Bashkė me ato, qė pėrmendėm mė sipėr, kjo ėshtė garancia qė LZHK kėrkon votimin mbarėpopullor mė 3 korrik.

Pyetje: Cilat janė vizionet politike paszgjedhore tė LZHK-sė pėr t’iu dhėnė shqiptarėve njė mundėsi tjetėr qeverisje, tė denjė pėr alternativėn qė ajo pėrfaqėson?

      

Pėrgjigje:Shpesh janė pėrgojuar aleancat paszgjedhore. Tė gjithė anėtarėt e lidershipit tė LZHK dhe vetė Kryetari, Mbreti Leka I, kanė deklaruar se bashkėpunimi paszgjedhor ka njė kriter bazė: Interesin Kombėtar.

Kjo do tė thotė se aleancat dhe bashkėpunimi do tė bėhet mbi bazėn e Programit tė LZHK pėr Zhvillim Kombėtar, por asnjėherė me pazare pushtetesh dhe pėrfitimesh partiake. Ky ėshtė kriteri bazė. Tė tjerat janė ēeshtje teknike, qė kanė tė bėjnė me procedurat pėrkatėse dhe do tė diskutohen nė kohėn e duhur.

 

 

Institucioni i Presidentit Shqiptar

 

Erind Maēi

 

Opinioni i gjerė nė Shqipėri beson se zgjedhjet do t’i fitojė opozita. Mbeten pėr t’u parė vetėm pėrqindjet, koalicionet dhe raportet e tyre. Diēka tjetėr ėshtė gjithashtu e sigurtė, qė zgjedhja e presidentit tė ardhshėm do tė jetė problematike. Edhe mė optimisti nė kampin opozitar nuk beson se do tė arrihen 2/3 e votave pėr tė evituar pėrfshirjen e tė majtėve nė kėtė proēes. Lideri i opozitės e uli shumė nivelin e figurės sė presidentit tė ardhshėm duke deklaruar se do tė pranonte gjithkėnd, vetėm qė president tė mos bėhej Nano. Kryeministri aktual nuk ėshtė ndonjė etalon pėr figurat politike dhe tė qėndruarit mė lart tij nuk ėshtė diēka me tė cilėn mund tė krenohesh. Institucioni i Presidentit tė Shqipėrisė vėrtet nuk merret me politikat qeverisėse tė vendit, por nga ana tjeter ka shumė funksione tė rėndėsishme. Presidenti ėshtė Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, Drejtuesi i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, dekretues ambasadorėsh, shpėrndarės parlamentesh dhe garant i zbatimit tė kushtetutės. Deri tani, politika shqiptare ka dėshtuar nė zgjedhjen e njerėzve qė ngrihen mbi partitė dhe zbatojnė ligjin, le mė nė gjetjen e figurave kombėtare qė pėrfaqėsojnė denjėsisht vendin tonė dhe punojnė pėr interesa kombėtare. Pėr mė tepėr qė zgjedhja e presidentit shqiptar po pėrdoret dhe mund tė pėrdoret edhe nė tė ardhmen pėr intriga politike dhe pėr tė krijuar destabilitet. Mediat afėr qeverisė po bėjnė zhurmė se PD po bėn njė marrėveshje me LSI, pėr tė qeverisur bashkė nė kėmbim tė fitimit nga kjo e fundit tė tė drejtės pėr tė caktuar presidentin. Ky mund tė jetė njė presion qė i bėhet LSI duke i akuzuar pėr bashkėpunim me demokratėt, nė tė njėtėn kohė kur Nano dhe Rama i bėjnė thirrje tė kthehen nė identitet. Nė kėtė rast presidenti i ardhshėm po pėrdoret pėr tė bashkuar tė majtėn me zor. Por edhe sikur tė ekzistonte njė marrėveshje e tillė, prospekti i njė presidenti LSI-st nuk besoj tė mbushė me optimizėm shumė vetė. Gjithashtu, a mund tė besohen socialistėt se ata nuk do ta pėrdorin rastin qė i jep zgjedhja e presidentit tė ardhshėm pėr tė kėrkuar zgjedhje tė parakohėshme? Mė keq akoma, a do detyrohet opozita e sotme qė tė pranojė njė president  jo konsensual por tė majtė vetėm pėr tė kompensuar?

Mbarimi i mandatit tė zotit Moisiu ėshtė koha kur kriza politike do tė rishfaqet nė Shqipėri. Atėhere mund tė vazhdohet fare mirė me traditėn e nisur me dy presidentėt e kaluar, ose mė keq akoma tė zgjidhet njė president i mirėfilltė i majtė. Por ekziston njė mundėsi tjetėr qė do tė zgjidhte pėrfundimisht kėtė krizė. Eliminimi i Institucionit tė Presidentit dhe vendosja e Monarkisė Kushtetuese. Kjo do tė vendoste balancėn aq tė nevojshme nė politikėn shqiptare. Nuk do tė kishim mė presidentė sa pėr tė kaluar rradhėn. Nuk do tė ishte mė nė krye tė shtetit njė njeri qė vetėm shkon nė konferenca dhe bėn xhiro me tanke nė Irak. Qeveria nuk do tė mund tė shkelte kushtetutėn duke punuar pa ministra. Nuk do tė lejoheshin mashtrime tė tilla si ai pėr datėn e zgjedhjeve dhe kodin elektoral. Por mbi tė gjitha, Mbreti Leka I do tė ishte faktor kryesor i mbrojtjes dhe promovimit tė interesave shqiptare, duke u pozicionuar mbi partitė dhe duke punuar vetėm pėr kombin shqiptar. A mund ta imagjinojė ndokush Mbretin Leka duke i thėnė politikanėve kosovarė se duhet tė plotėsoni standartet e tė mbroni serbėt pastaj tė shohim pėr statusin e Kosovės? Po presidenti grek a do mund tė dilte vallė nė konferencė tė pėrbashkėt shtypi me Mbretin Leka I, tė sillej si nė shtėpinė e tij dhe tė deklaronte se problemi ēam nuk ekziston? Fjala e Mbretit do tė ishte garant qė e drejta e pronės do tė mbrohej nė Shqipėri, qė mbeturinat e komunizmit dhe mentalitetit tė trashėguar prej tij tė zhdukeshin. Dhe nėse pretendohet se kjo formė organizimi shtetėror ėshtė e vjetėruar, le tė shikojmė se sa jashtė kohės dhe tė prapambetura janė Spanja, Belgjika, Suedi, Britania etj. E vėrteta ėshtė se institucioni i presidentit nė Shqipėri po pėrdoret nga partitė politike pėr pėrfitimet e tyre dhe shpeshherė edhe po nėpėrkėmbet. Kėto parti janė tė papėrgjegjshme pėr fatet e kombit sepse janė tė ndėrgjegjshėm qė mbi ta nuk qėndron kush qė t’i kontrolljė dhe t’i drejtojė. Pėr kėtė e kanė fajin kompetencat e pakta, por edhe niveli mediokėr i figurave qė kanė mbajtur postin e presidentit deri mė sot. Zėvendėsimi i kėtij institucioni me institucionin e Mbretit, do tė konsolidojė institucionet shqiptare, forcimin e tė cilave do ta bėjė LZHK pas zgjedhjeve tė 3 korrikut.

faqja5.jpg

“Tė fala” nga Migjeni!

 

Bahri Myftari

                                                                                   

Nė kėtė realitet ku takon e ndeshesh lehtėsisht me “Sokratin e vujtun apo derrin e kėnaqun”, nė larminė marramendėse, tė ērregullt e tė trishtuar tė jetės sonė ku mjerimi, varfėria e shumicės m’u nė krah tė gėzimit dhe lumturisė, domosdo, tė njė pakice, plot shkaqe dhe arsye tė sjellin ndėr mend Migjenin e madh.

Shkurt; mė shumė se sa preferenca ndaj poetit dhe veprės sė tij, tė shtyn urdhėri dhe detyrimi qė buron prej kohės sonė “tė lumtur”.

“Merrnie dhe ēonie nė qytet kėtw shtatore. Vendosnie nė njė shesh. Dhe si pėrmendore kushtonia ndokujt. Kushtonia atij qė ka ma shumė merita pėr kėt vend. Po, ndoj ministri o deputeti, o ndokujt tjetėr... E nė rast se nuk gjeni ndonjė njeri qė ka merita tė mjaftueshme, atėherė kushtonia atij qė ka merita mė pak: perėndisė klasike.”

Do tė mjaftonte njė informim ēfardo pėr gjatė jo njė muaj, jo njė jave, por njė ditė, njė ditė tė vetme pėr tė parė, dėgjuar e ndjerė dramat deri nė caqe tė tragjedisė qė mbartin e mbajnė qytetarėt e kėtij vendi: fėmijė tė varur, prindėr qė prej mizeries mbytin jetėn, gra dhe nėna zemėrdjegura me bij e bija rrugėve tė botės, familjarė, komshinj, fqinj nė hasmėri e nė gjak e, si pėr inat tė tyre, si karshillėk vulgar e propotent njerėz rozė, realitete rozė, gazeta, televizorė, gėnjeshtarė, hipokritė. Programe marramendėse, liderė partish, shoqatash, njerėz pa kurrėfarė integriteti, a me integritet tė coptuar, zyrtarė, qeveritarė, ministra dhe tė gjithė llojet e kodoshėve, i bien gjoksit, ēirren, lavdėrohen, bėjnė gjoja sikur kėrkojnė falje, sikur janė penduar, vetėm e vetėm qė edhe njėherė, ja vetėm kėtė radhė, qė po e bie radha: le tė kalojė pėrsėri “miu nėn mustaqe”! Dhe, vėrtet, a do tė mundet kjo?! Mirėpo, ēuditėrisht nė tė kundėrt me euforinė e prodhuar prej shtetit dhe pushtetit, pra, sikur tė mos mjaftonte marrėzia e prodhuar nė vend, na vjen si peshqesh a dhuratė talljeje atė ēka kasnecė pėrtej deteve dhe maleve tona bėrtasin, por qė, gjithėsesi, pėr fat tė keq, kėtė radhė thonė njė tė vėrtetė:

Shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė ushqyer keq, pra mė pak tė ushqyer se sa fqinjėt, krejt tė pakrahasuar me ata mė tej. Ndėrkaq, si pėr ironi, por nė kėtė rast pėr argument, pėr tė na vėrtetuar seriozitetin e detyrės, rendiste sasinė dhe cilėsinė e produkteve harxhuar pėrgjatė ushqimit.

  Tė dhėnat ishin bashkėkohore, pra jo tė viteve tė shkuara, kur mbi 60% e popullit hante bukė misri, kur tolloni jo vetėm pėr shkak tė nevojės, ishte mė i shenjtė, mė i vlerėsuar se pasaporta, kur pėr njė kile mish apo pėr njė pako kafe duhej tė nxirrje nė pazar veē fytyrės edhe ndonjė plaēkė tjetėr. Kėshtuqė s’bėhej fjalė pėr atėherė por pėr sot, kur nė treg gjen edhe qumėsht dallėndysheje, ēdo gjė gjen, kuptohet veē para jo.

  veē para jo.

I gjendur nėn peshėn e pėshtirė tė kėtij “sihariqi”, nė njė vakt dreke, falė edhe mbrekullisė qė na ka krijuar “Sat +”, rastėsisht duke kėrkuar stacione sipas qejfit, ndėr katėr syresh, tė katėr italianė dhe ndėr mė kryesoret stacione tė atij vendi, pėrcilleshin programe tej e mbanė pėr ushqimin dhe tė ushqyerin. Amvisa; gjyshe dhe nėna, rrethuar prej bijsh e mbesa, shpalosnin plot talent dhe art, mu aty rreth tavolinave mbushur dėngazi me mishra, sallame, djathra, fruta, miell, lugė, pirunj, pra pėrgatitnin lloje nga mė tė ndryshėm gjellrash, ėmbėlsirash, shkurt, gjithēka tė mirė qė , zoti atje nė qiell dhe nėna apo gjyshja nė tokė, ua bėjnė peshqesh tė paditurve!

 Atėherė, pasi u ngopa sė ushqyeri ashtu, virtualisht, iu ktheva stacioneve tė atdheut tim. Ē’tė shoh? Nė njėrin doli kryeministri, i rrethuar prej miqve tė tij tė mediave i cili, sinqerisht, ashtu si gjithmonė, pėr kėtė zor se dyshon kush, aq mė tepėr ata qė e rrethonin, deklaroi se edhe pse ata farė ministra janė kryekėput tė paaftė, do t’i rikandidojė pėrsėri, janė tė aftė pėr tė na qeverisur, pėr tė na drejtuar, me njė fjalė, do tė na i fusin thikėn mė “thellė”.

Nė njė stacion tjetėr del deputeti qė i kulloti katėr vjet nė njė zonė ku nxėnėsit “kullotnin” menēurinė e tyre nėpėr livadhe dhe jo atje ku e ka bekuar shkenca dhe zoti. Pak pas tij del njė zotėri tjetėr qė edhe pse tėrė krahina i kalon nga njė breg i lumit nė bregun tjetėr, kėrkon pėrsėri t’i pėrfaqėsojė ata, t’i vjedhė dhe tė deklaroi siē deklaron, se tėrė ajo zonė lumturohet prej lumturisė qė i ka dhuruar zotėria. Radha s’ka fund, njerėz, fshatarė dhe qytetarė, ndonėse tė lumtur, siē thonė dhe ēirren demagogėt, hipokritėt, vriten prej kėsaj lumturie qė “vret”. 

Nė njė stacion tjetėr dalin plot nur dhe lumturi drejtorė doganash, tatimesh, policish qė, padyshim edhe kėta janė tė lumtur. Dhe qė lumturia e tyre tė jetė dhe lumturia jonė, o burra t’i votojmė, t’i ēojmė nė parlament.

Lumturia qė vret, lumturia qė na kujton Migjenin e madh, zė njė vend tė madh nė mediat e ditės. Pasqyrimin e pėrditshėm, nė mundėsi me ngjyra i byrosė sė dikurshme. I byrosė sė Enverit dhe i trimave tė tij, domosdo edhe i bėmave tė zeza. Aq e vlerėsuar ėshtė kjo temė, sa njė njėzetvjeēar i sotmė, pėr tė cilin do tė ishte mė mirė tė mos u njihte as farėn as sojin diktatorėve e diktaturės, pėrkundrazi portreti i tyre, i Enver Hoxhės, i Mehmetit, Manushit deri dhe ai i Muho Asllanit ėshtė mė i kopshėm se sa portreti i presidentit tė vendit, z. Moisiu.

Kėshtuqė lajmi i keq i saposhpallur s’pėrbėnte pėr ta kurrėfarė shqetėsimi. Ai nuk ngacmon as ndėrgjegjen, as veprėn e tyre. Ata i kanė hipur kėsaj pele qė quhet Shqipėri dhe nga aty e shpallin atė jo republikė tė lumturisė, por republikė tė lumturive. Jashtė kėsaj republike qė s’ka se si tė mos jetė vetėm e tyrja, nuk ekziston realitet tjetėr. Nuk ekzistojnė as fshatra, as qytete, as fshatarė, as qytetarė. Nuk ka tė papunė, tė pa strehė, tė varfėr, tė pa shpresė, tė mėrzitur e tė revoltuar, nuk ka greva mėsuesish, greva shoferėsh nė pėrplasje me policė. Nuk ka fėmijė qė mėsojnė ndėr stallat e dikurshme tė lopėve, nuk ka fshatarė qė hidhen nga njė breg nė bregun tjetėr o duke ngritur brekėt, o duke u zvarrur nėpėr fijet e telave, nuk ka qytetarė qė veē emrit nė treg, pėr fat tė keq, tė shtyrė prej nevoje, mund tė lenė dhe njė copė dinjitet, karakter, fytyrė.

Prandaj ata nuk e pėrfillin “sihariqin” e ardhur nga jashtė, nuk i pėrfillin zėrat, protestat dhe pakėnaqėsitė qė vinė prej njė populli tė tėrė. Lumturia e tyre ėshtė e verbėr, ėshtė e marrė, nuk shkon mė tepėr se hunda dhe goja. 

Realitete tė tilla, realitete tė tilla migjeniane pėr ta nuk ekzistojnė.

Nėse kjo mendėsi do tė vazhdojė gjatė, sikundėr dhe tepėr gjatė ka vazhduar, do tė prodhojė lumturi pėr “derrat e knaqun” dhe nga ana tjetėr mjerim pėr sokratėt qė janė mijėra e mijėra. Nėse do tė veprohet kėshtu, vazhdimisht rezultatet do tė jenė tė mėdha, lumturia do tė jetė gati qiellore, gati nė ekstazė, do tė thoshte Migjeni. Lumturi pėr tė vjetėr dhe tė rinj, lumturi pėr vocėrrakėt tanė, pėr fėmijėt, domosdo mbi tė gjitha pėr fėmijėt. Dhe atėherė poeti do tė flasė pėrsėri:

E urojmė djalin me fjalė “I shkoftė lypa mbarė!” (A ju pėlqen zotni, ky urim pėr fmitė e juej?)

E natyra pranverore qesh dhe kėnaqet qė po prodhon qershia tė kuqe dhe fmi tė mjeruem.

 

 

 

Festa antifashiste, apo festa komuniste?

 

Sadik Bejko

 

Festimi i sivjetėm i 9 majit nė Sheshin e Kuq tė Moskės, i fitores botėrore mbi fashizmin, me pjesėmarrjen e shumė prej liderave botėrorė, tė vė nė mendime. Pse 9 maji nė Shqipėri nuk e ka atė peshė qė ka dhe nė vende tė tjera? Pse nuk e festojmė edhe ne si gjithė bota rėnien e fashizmit? Ne qė nga 5 maji e deri nė 29 nėntor festojmė zyrtarisht dhe i pėrkujtojmė pėrvit  tė rėnėt antifashistė. Vallė madhėshtia dhe hiri i festės sė 9 majit venitet se ne kemi kaq shumė festa tė tjera antifashiste? Vallė ne kremtojmė me kėto festa rėnien e fashizmit apo dhe diēka tjetėr? Nė se vėrtet do tė festonim rėnien e fashizmit, atėhere 9 maji duhej pėrkujtuar me madhėshtinė mė kulmore, ashtu siē i takon dhe si festė ndėrkombėtare, qė na lidhi ne me tė gjithė koalicionin botėror antifashist, me tė cilin me tė drejtė krenohemi. Nė se nuk ndodh kjo, qė 9 maji duhet tė ishte festa antifashiste mė me peshė, atėhere ka diēka tjetėr.

Nė Shqipėri ka njė idolatri komuniste qė, nėn maskėn e antifashizmit, mbahet nė kėmbė me tė gjithė forcėn dhe pėrgjatė gjithė vitit. Njė festė e madhe ndėrkombėtare si ajo e 9 majit nė Moskė nuk e pėrmendi fare Stalinin. Edhe atė Stalin qė me fjalimin e tij drejtuar popullit, ku pėr herė tė parė e tė fundit iu drejtua njerėzve mė fjalėn “vėllezėr”, e ktheu luftėn kundėr Hitlerit nė luftė patriotike, jo nė luftė ideologjike. Dhe atė Stalin qė qe njė nga udhėheqėsit e mėdhenj e tė pashlyeshėm tė Luftės sė Dytė Botėrore. Moska dhe bota kėtė herė shkoqur na e tha se luftėn antifashiste duhet ta ndajmė nga ngarkesat ideologjike, nga maska e tė festuarit tė komunizmit, kur pėrkujtojmė antifashizmin. Nė Moskė tė gjithė liderat simbolikisht ēuan lule te ushtari i panjohur. Luftėn e bėri populli rus, ata qė u vranė nuk ishin domosdo komunistė.

Nė Shqipėri nuk mund ta kemi njė ushtar, njė ushtar tė panjohur, por duhet patjetėr tė kemi njė partizan tė panjohur qė ka luftuar armiqtė dhe tradhėtarėt, tradhtarėt d.m.th kundėrshtarėt e komunizmit. Dhe vėrtet si pėr simbol tė asaj ēka solli ky partizan ndėr ne, vendi i tij sot ėshtė kthyer nė sheshin e tė papunėve dhe tė tė pastrehėve. Indirekt, nė tė gjitha festat me partizanė qė bėn Shqipėria, mbahet nė kėmbė ideali partizan, d.m.th ideali komunist, jo lufta ēlirimtare. Bushi kėrkoi falje qė me rėnien e fashizmit, vendet e Evropės Lindore ranė nėn katastrofėn komuniste. Nė Shqipėri gjėrat kanė ngrirė mė 1944. Ministri Majko, nė pėrkujtimin e 9 majit me veteteranė qė i duhen pėr zgjedhjet e radhės, pėrmendi partizanėt e Enver Hoxhės, partizanė qė tek ne sapo u nderuan nė mėnyrė tė veēantė mė 5 maj. Shqipėria, pėr inerci tė komunizmit, pėr interesa tė politikės sė ditės, tė elektoratit,  gjen rastin tė bėjė festa pas festash me partizanė. Festohet mė 5 maj, mė 17 nėntor, mė 29 nėntor, bėhen parada, pėrkujtimore brigadash partizane me shumė veteranė e komunistė nostalgjikė. Mbas gjithė kėsaj mbahet e gjallė era komuniste. Kjo mbase bėhet me njė qėllim makiavelik, se “bijtė” e sotėm nuk i duan mė “baballarėt”.  Por kėndej i neverisin, andej u shtrijnė krahun e i ēojnė nė tavolinat e mbushura plot nė Pezė e gjetkė.  Kjo bėhet si pėr tė justifikuar pushtetin e sotėm, si pėr t’i vėnė atij njė themel historik e patriotik, medemek, ne bijtė e atyre qė bėmė luftėn, duhet qė tė gėzojmė dhe sot e nė jetė tė jetėve pushtetin. Absurdi ėshtė se komunistėt i pėrfaqėson H. Milloshi e M. Asllani, por vringėllimat e festės i gėzojnė tė konvertuarit nė socialistė. Kjo lloj vringėllitje fitimtarėsh, sjell atė qė festėn, antifashizmin e pėvetėsojnė vetėm disa, vetėm njė pjesė e popullsisė, duke pėrjashtuar tradicionalisht qė nga 1944 pjesėn tjerėr, duke harruar dhe atė qė lufta antifashiste nuk u bė nė ajėr, po nė tokė, nė bashkėpunim me aq njerėz tė thjeshtė tė Shqipėrisė. Njerėz qė dje nuk ishin komunistė, as sot nuk janė socialistė. Ėshtė njė pėrvetėsim alla komunistēe. Po kjo vringėllitje e pandėrprerė e flamujve tė fitores qė mė pas u kthye nė firore, se ēdo gjė firoi, e ne nuk po shkonim, siē thosh Kumandari, nga fitorja nė fitore, por nga firorja nė firore, mban afėr ca veteranė tė cilėve s’ua mohon kush meritat si luftėtarė antifashistė, ama si komunistė, dhe pa e ditur, dhe pa e dashur njė gjė tė tillė ata, realisht kanė qenė bloza mė e zezė pėr kėtė vend. Ja, Moska e ndau antifashizmin nga komunizmi. Tek ne kjo vringėllitje e pandėrprerė flamujsh tė kuq, bėhet dhe pėr tė zhgėnjyer shumė mė keq ish-pronarėt, e ish-tė persekutuarit e djeshėm tė Shqipėrisė. Ata duhet edhe mė tej tė ndihen tė huaj nė kėtė vend. Askush nuk i merr nė mbrojtje kėrkesat e tyre, askush nuk do tė dėgjojė pėr vuajtjet e lemerisshme tė tyre

Realisht e djathta shqiptare ėshtė pa simbole. Qemal Stafa, njė hero i lartėsuar nga propaganda komuniste, njė i ri komunist, mė parė se njė antifashist, me njė vdekje qė ka qenė vazhdimisht e pėrfolur pėr keq nė mediat pėrgjatė gjithė kėtyre 15 viteve, bustin e ka pranė presidencės. Tė paktėn, aty duhet ta kishte statujėn Ismail Qemali, i pari Kryeministėr i shtetit tė pavarur shqiptar, i cili vetėm nė Tiranė nuk e ka njė statujė. Po kėshtu dhe mbreti Zog, njė figurė me merita atdhetare, por dhe shtetėrore duhet tė kishte statujėn e tij nė Tiranė. President Berisha ngriti pranė Akademisė statujėn e Nolit, por ajo nuk u bė dot simbol i ndonjė force politike. Ai ėshtė savanti, patroti, por jo mė shumė. Kėtė e them se, nė se kjo Tirana jonė ėshtė e mbushur me simbole komuniste, ose qė njė pjesė e madhe e popullsisė i mban si tė tilla, nuk kemi simbole qė dhe anėn tjetėr, ose tė gjitha palėt bashkė t’i pėrfaqėsojnė politikisht.

Nė fund tė fundit, 9 maji nė Moskė na bėri tė mendojmė se ne nė Shqipėri nuk dimė mirė t’i ndajmė ideologjitė nga patrotizmi, se komunizmi nuk mund tė tolerohet, ai mbetet njė fatkeqėsi pėr njerėzimin dhe ata qė gėzojnė pėr komunizmin, kur festojnė patrotizmin, s’bėjnė gjė tjetėr veē ulin forcėn e kėtij tė fundit, rrėnojnė bashkimin dhe besimin tonė nė aspiratėn pėr prosperitet e shpresė. Dhe sot duhet ta kuptojmė qė njė pjesė e madhe njerėzish e patėn tė tmerrshme ardhjen e kėtyre partizanėve. Ata erdhėn “tė rrėzojnė pallatet madhėshtore” e tė hedhin nė kanal ata qė kishin vėnė gjė e pasuri nė kėtė vend. Sot disa nga pushtetarėt me prejardhje komuniste qė kanė biznese e pallate madhėshtore, ku e ku mė tė ndrtitshme se sa ato tė vitit 1944, duhet ta kuptojnė mė mirė se ē’flamė me vete kanė sjellė etėrit e tyre partizanė. Partizanėt, kur hodhėn pushkėn krahut e dolėn nė mal, ishin ēlirimtarė, kur u kthyen nga lufta, kur mbaroi lufta, ishin bajoneta pėr tė nėnshtruar e vrarė kundėrshtarėt e komunizmit, pėr tė varfėruar e ēnderuar kėdo qė kishte mall e para mė shumė se sa ata, sancylot-ėt. Dhe ironia e gjithė kėsaj ėshtė se leksioni duhet tė na vijė nga Moska, andej nga na erdhi dhe komunizmi.