

- Intervistė me znjn Merita Shkupi, sekratare e LZhK nė New York- TĖ
GJITHĖ PRESIN QĖ OPOZITA TĖ FITOJĖ Zj. Merita, ēfarė mendoni per deklaraten e Z.Berisha
ne lidhje me doreheqjen e tij nga politika? Deklarata kishte mendim pak ngacmuese. Zakonishit, drejtuesit
japin deklarata te tilla dhe pastaj elektorati u lutet shume atyre, qe te rrijne edhe ca e ata, ngaqe nuk ua u prishin dot
qejfin, qendrojne deri ne pafundesi. Ajo qe me ngacmoi mendimin me shume, ishte kur lideri demokrat tha, se po te humbte,
ai do te merrej me jeten e tij private e me fushen e tij te pafundme te pasioneve. A thua se misionin e nisur te humbjeve
e mbaroi dhe do tė deshte qė, pas kėsaj, te ēlodhej ca. Nuk besoj te kete njeri qe te kete hallin se ēfare do te bej Berisha,
po te humbas zgjedhjet opozita. Une do te deshiroja qe ai te thoshte: “Ne do te fitojme se s’ben, sepse ky popull
duroi mjaft dhe, po qe se nuk do te fitojme, une nuk do t’ia fal dot vetes kurre e nuk do te di ku te futem. U
hapte toka e me perpifte!” Po qe se nuk fitojme, (ėshtė fjala pėr opozitėn nė kuptimin mė thelbėsore tė kėsaj fjale
nė Shqipėri) ai duhet t’ia qajė hallin ketij vendi te shkrete, qe qendron perpare gojes se hapur te ujkut grek dhe kėlysheve
te tij. Ai ka pergjegjesi te madhe nese riciklohen ish komunistet dhe nuk mund te laje duart si Pilati. Ēfare
duhet te bejme sa nuk eshte vone per ta parandaluar te keqen? Ky eshte mesazhi, qe Berisha duhet t’u jape njerėzve.
Ky mendim i ngulur, duhet te na zgjoj ēdo mengjez. Ēfare te bejme akoma deri diten e zgjedhjeve? Ēfare te bejme akoma, qe
te menjanojme kriminelet e hajdutet? Ēfare mendoni per rikthimin e mocionisteve? Elektorati
i djathte ne fillimet e saj kembgulte per heqjen e komunisteve dhe bijve te tyre nga drejtimi i PD, pa menduar gjate se kush
e krijoi PD. Kjo ceshtje nuk u perfill ndonjehere nga kryesia. Kur kryesia u nda pak a shum ne dy grupe, ne sigurisht morem
anen e atyre ku nuk ishin mocionistet. Mbledhja ne Pallatin e Kultures per heqjen e mocionisteve u pershkua nga nje fanatizem
i papare. G. Pashko, A. Imami, P. Zogaj, A. Demeta e te tjere, u perpoqen te shpjegonin se cfare permbante mocioni, por salla
as qe donte t’ia dinte. Ata dinin nje gje: Berisha nuk i do ata! Ulurimat: “Qorri! Hajduti! Komunisti! Dil perjashta!”,
etj. nuk e lan Pashkon e Imamin te flasin asnje fjale. Preē Zogaj gezonte njefare simpatie dhe salla e la ate te flase.
Ai rreshtoi fakte ne lidhje me veprimtarine e tij, (te cilat nuk u kundershtuan), dhe shpresoj se demokratet do te kene
kuptuar se ai nuk e kishte tradhtuar Partine Demokrtaike. Salla mbeti disi e mėdyshur, por shpejt e kuptuan se ai nuk mund
te kishte fat te ndryshem nga ai i mocionisteve tė tjerė. Ulėrimat filluan perseri dhe Arben Demetja, duke pare se nuk do
te mund te fliste per ēeshtjet e ngritura ne mocion, mundi vetem tė thote: “Kjo nuk eshte ajo Partia Demokratike qe
krijuam! Pika e pare e statutit te saj eshte fjala e lire”. Kishte nga ata qe nuk e ndjenė veten mire ne mes te ketij
fanatizmi e qe imagjinonin se keshtu do te hiqeshin dhe te tjere. Kishte dite qe kishte filluar shmangia e servileve, qe ju
vinin sa para mbrapa mocionisteve, por mbas mbledhjes, ata nuk ua kthenin shikimin, jo mė qė pėr t’i pėrshėndetur, as
bėhej fjalė! Mocionistet e kuptuan, per here te pare, se ēdo te thote "te jesh me biografi te keqe". PD-ja nuk ndryshoi
per mire edhe pasi mocionistet u hoqen, ne kuptimin qe nuk u be me e djathte. “Kop”- timimania solli komuniste
te tjere. Te gjithe keta njerez te zbritur mbi PD me parashutė, njihnin vetem Berishen. Atyre u dilnin syte nga zgavrat
e sa nuk u binte te fiket, kur degjonin njeri te qortonte Berishėn, ngaqė nuk vepronte mire ketu apo aty. Ēdo fjale e Ēdo
xhest i Udhėheqėsit vlerėsohej si kryeveper e politikės. Ata buzqeshnin si ai, me nje pauze te vogel mbas disa fjaleve, leviznin
buzėt si ai dhe perserisnin fjalet qe ai perdorte me shpesh. Mocionistet u damkosen me tutje si kriminele e anti-shqiptare.
Riardhje e tyre ne PD ngjalli pak cudi, por cudia me e madhe zgjat tre dite. Fanatiket e Berishes ashtu si nuk diten gje pėrse
u hoqen, ashtu nuk dine edhe pėrse mocionistet u kthyen. Ata qe uluriten me fort kundra mocionisteve, me siguri, rrine sot
prane tyre pa ua bėrė syri tėrrr. E pse jo? Ashtu bėn Berisha, ashtu bėjnė dhe ata. Berisha ka ndryshuar
dhe thote se nuk eshte me ai i meparshmi... Berisha do te deshironte te ndryshonte, por indoktrinimi i 50
vjeteve eshte rrenjosur thelle tek ne dhe nuk eshte e lehte te shkulet. Une vete sot, teorikisht pranoj qe fjala “ish
komunist” nuk eshte baraz me fjalen “njeri i keq”, por perseri jam spektike per prejardhjet e tyre
komuniste. Berisha eshte ne krye te atyre qe denuan komunizmin, por nuk krijon dot simpati per bejleret, (qofshin ata edhe
si Ekrem Bej Vlora); ai nuk krijon dot simpati per ballistet (ai i perfytyron ata duke ngrene pula te pjekura); ai nuk krijon
dot simpati per zogistet, (sepse jane 100% antikomuniste). Ne Partine e Berishes ka vend per te vonuarit, pėr tė penduarit,
pėr kėdo, por jo per njė pjesė per te cilet ai ruan atė urrejtje te krijuar e te sofistikuar rendshem qysh para se tė lindte
vetė. Ai pa u menduar gjate mbi LZHK-ne thote se ata drejtohen nga spiunet e Nanos. Ish-sigurimsat kanė qenė me tonelata ne
PD dhe ai u rrahu krahet atyre perderisa aty punuan e menduan me mendjen e tij dhe i denoncoi ata kur atyre u dolen puplat.
Nese Berisha do te kishte ndryshuar, duhet t’i denonconte spiunet dhe bashkepuntoret e Nanos qe qenken ne LZHK, si dhe
ato qe jane ne PD dhe ne partite e tjera te opozites. Berisha i ndryshuar duhet te perpiqej per mbarvajtjen e ēdo partie te
opozites e, aq me teper, te Lėvizjes sė udhėhequr nga Leka Zogu, qe vjen e dyta si elektorat ne opozite, sepse vetem keshtu
i sherben fitores. Ata qe militojne ne LZHK, deshperohen sinqerisht, nese PD e Berishes nuk drejtohet nga njerez te ndershem,
nese ajo nuk zgjedh deputete te mire. LZHK deshiron me gjithe shpirt qe PD t’i fitoje zgjedhjet e 3 korrikut, ndersa
Berisha deshiron qe LZHK te zhduket nga faqja e dheut. LZHK perkrahet nga gjithe organizatat me serioze te emigracionit, nga
ata qe luftuan gjithe jeten kunder komunizmit dhe shkrine jeten e tyre per atdheun. LZHK eshte ajo qe perfaqson ish pronaret
dhe ish-te persekutuarit. Ata qe nuk u turren te marrin pronat e te tjereve, madje as pronat e veta. Ata qe mendojne se prona
eshte e shejte dhe mbrojta e saj do te sjelle siguri. Ata qe kane marre pronat e te tjereve nuk duhet te trremben nga ata
qe nuk e mbrojne ate, se ashtu anarkia do te vazhdoj pafund. Qellimi i LZHK nuk eshte te luftoj komunistet, por komunizmin
si shkaterrues te prones dhe si promotor te luftes se klasave.
Shteti i sė drejtės dhe shteti i rrumpallės
Qė njė vend tė jetė demokratik, ekonomia e tij duhet tė jetė ajo e tregut. Prona dhe iniciativa private janė tė shenjta
dhe mbrohen nga shteti. Kushti tjetėr qė vendi tė jetė demokratik ėshtė qė sistemi politik tė jetė shumė partiak, pra tė mundėsojė
konkurimin e ideve dhe alternativave qė i ofrohen
publikut, i cili bėn zgjedhjet e alternativave. Zgjedhja e alternativave bėhet me periudha tė ndryshme 4 vjeēare, 2 vjeēare
etj., duke zgjedhur personat qė bartin kėto alternativa dhe premtojnė t’i venė ato nė jetė. Kėtė periudhė, ku shanset
e konkurimit politik dhe pėrzgjedhjes sė alternativave nė mėnyrė dinjitoze nga publiku, e
pėrjetuan shqiptaret nėn kohėn e shtetit tė ndėrtuar nga Mbreti i tyre Ahmet Zogu. Nė atė kohė, sundonte shteti ligjor i sė
drejtės. Nga arritjet praktike tė shtetit tė asaj kohe ishte dinjiteti shqiptar. Marrėdhėniet me fqinjėt ishin reciproke dhe
jo tė vasalitetit. Njė shkollė unė pėr minoritarėt, njė ti pėr ēamėt etj, etj. Popullsia lėvizte lirshėm nėpėr botė. Kodi
tregetar i asaj kohe ishte mė i pėrparuari nė Europė. Monedha shqiptare qe e fortė dhe shkėmbehej lirshėm me monedhat mė tė
forta tė botės. Qė njė vend tė jetė diktaturė komuniste duhet tė ndalojė pronėn private duke e shtetėzuar tė gjithė atė. Nė
Shqipėri u kalua nė ēmenduri duke mos lejuar dhe pronėn personale. Ide tė tjera pėrveē atyre komuniste janė tė ndaluara. Bartėsit
e alternativave tė tjera pushkatohen, burgosen, internohen me gjithė familjet e tyre. Mbretėron njė ide njė parti ajo komuniste.
Ligjin e bėnin sekretarėt e partise komuniste tė tipit Garmoz Ruci qė i tha Ramiz Alisė se "pse s'mė the mua qė tė sillja
ushtrinė nga Tepelena pėr tė vrare studentat qė deshin tė rrėzonin bustin e Enver Hoxhės. Kėtė shtet e provuan shqiptaret
nėn regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Rumpalla Demokratike fillon pas vitit 1990 kur komunistėt nga frika e humbjes
sė pushtetit krijuan vetė partitė "opozitare" me sekretarė partish, sigurimsa informatorė tė tyre etj. Gjatė Rumpallės Demokratike
partitė vetėm emrin kanė kanė ndryshe PS, PD, PSD, PR, por qė tė gjitha zbatojnė programet e Ramiz Alisė dhe Adil Ēarcanit.
Gjatė kėsaj kohe me ligj dhe pa ligj grabitet prona private dhe publike. Grabiten edhe kursimet e qytetareve. Ekonomia ėshtė
ajo e kaosit dhe e krimit. Korupsion, trafiqe ilegale, kontrabandė, grabitje etj. Ish tė burgosurit politikė etiketohen komunista
nga persekutorėt e tyre, vetėm e vetėm se bartin ideale ndryshe nga tė tyret. Ekzekutimet politike bėhen me raste dhe janė
tė rezervuara pėr politikanė efektivė dhe nacionalistė. E rezervuar dhe e porositur ishte vrasja e Azem Hajdarit. Efektivisht,
organizohen zgjedhje, por praktikisht mėnyra e ardhjes nė pushtet ėshtė ajo e grabitjes dhe vjedhjes sė votės ose dhe me dhunė.
Gjatė kėsaj kohe ėshtė vėshtirė tė bėsh dallimin midis shtetit dhe organizatave kriminale, midis politikanit, prokurorit,
policit, nėnpunėsit etj dhe kriminelit. Ky ėshtė fati tragjik i shqiptarėve pas vitit 1990. Kjo periudhe quhet periudha e
Rumpallės Demokratike dhe shteti i kėsaj periudhe quhet Shteti i Rumpalles.
Petrit
Kola

Analizė
Kėtė qeverisje tė mbrapshtė shqiptarėt nuk e meritojnė
Dr. Sulejman ABAZI
U
bėnė shumė vite qė shqiptarėt votojnė pėr pushtetin vendor dhe atė qėndror, dhe jo rrallė konstatohet se nė pėrgjithėsi ata
ankohen pėr qeverisjet e tyre qė ditėn e parė tė veprimtarisė sė saj. Nuk do ta argumentojmė kėtė me idenė makiaveliste, se
ēdo popull meriton qeverisjen qė ka, por do ta shtrijmė mendimin tek faktet qė me tėrėsinė e tyre krijojnė fizionominė e vėrtetė
tė « fenomenit qeverisje », duke denoncuar njė tė keqe tė madhe qė po na shtėngon pėrditė, duke na marrė edhe frymėn.
Kėtė radhė do ta lėmė analizėn pėr politikėn, pėr t’ju referuar realitetit dhe pėr t’u bindur se kėtė qeverisje
shqiptarėt vėrtet nuk e meritojnė.
1. Nė Tiranė. Vendimi pėr hapjen e kazinosė
nė qendėr tė Tiranės, ėshtė njė tjetėr vepėr dhe qėndrim antipopullor i qeverisė shqiptare, nėn drejtimin arrogant tė zotit
Nano. Shumė shpejtė duan ta bėjnė Shqipėrinė si Amerikėn dhe Europėn, por pa ligje, pa rregull, pa pėrfillur opinionin shqiptar,
i cili vazhdon tė vuajė prapėsitė e njė qeverisjeje, qė pretendon se ėshtė pėrfaqėsuese e shtresave tė gjera sociale nė Shqipėri.
Ēdo gjė mund tė besohet nė kėtė botė, por qė qeveria shqiptare tė mbėshtese nevojat e qytetarėve tė saj, kjo mbetet krejt
e pabesueshme. Kemi mėsuar se edhe Las Vegasi ėshtė bėrė nė mes tė shkretetirės sė Nevadės, dhe dikush i ka vėnė nofkėn « qyteti
i mėkateve ». Tirana nuk mund tė jetė qyteti i mėkateve, po as edhe Puka, ku ėshtė kėrkuar qė tė okupohet nga bixhozxhinjtė
dhe kumarxhinjtė e pasur shqiptar, qė vjedhin paratė dhe kėrkojnė qė me to tė plotėsojnė epshet personale dhe tė simulojnė
krimin nė Shqipėri. Pas kumarit do tė vijnė edhe prostitucioni, edhe bordellot, sepse kumarxhinjve nuk u shkon kumari dhe
pazari pa pasur nė krah edhe koketat e tyre, qė t’i ndihmojnė nė fat, dhe pasi t’i joshin me para t’i dhunojnė
si pėrherė. Pranė tyre do tė ulen mashtruesit, hajdutėt, matrapazėt, qė pas humbjeve dhe fitoreve do tė ulen qė tė merren
mė pas me politikė, tė ngarkojnė e tė shkakrkojnė viktimat e parave tė tyre tė pista. Njė ministėr shqiptar u largua nga posti
vetėm pas njė incidenti nė njė nga sallat e lojrave tė bixhozit nė Tiranė. Mos mė thoni se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kjo ėshtė
pėr shqiptarėt por nuk pėrfundon kėtu. Ēuditėrisht edhe kėtė here e fituan tenderin kompanitė e privilegjuara greke. Ata do
tė investojnė nė mes tė Tiranės, qė « tė argėtojnė » shqiptarėt me paratė e tyre. Atyre u vjen keq pėr shqiptarėt,
prandaj dhe i vrasin nė kufi, i rrahin, i ndėshkojnė, i pėrzėnė, sepse « i duan » shumė. Pėr kėtė kanė dhėnė prova
« qytetarie ». Atyre u shijonė mė shumė paratė e shqiptarėve, u ka hedhur perėndia trutė e gomarit qė tė shijojnė
ēdo gjė shqiptare, edhe tokėn tonė. Kėtė e kanė thėnė hapur dhe tinėz, dhe kėtė e di edhe kryeministri dhe qeveria shqiptare.
Kjo ėshtė politika e zhvillimit dhe e mbėshtetjes sė biznesit nė Shqipėri nga qeveria jonė, ky ėshtė zhvillimi ynė dhe rruga
e hapur drejtė Europės. Do tė shkojmė nė Europė edhe me kazino edhe me bordello, edhe me flamur tė grisur, edhe njė ēikė antikombėtarė,
edhe me tenderime deputetėsh, e me ēfarė nuk do tė dėshironin tjetėr shqiptarėt qė tė shkonin nė kėtė tė shkretė Europė, sikur
ajo tė jetė nė ndonjė planet tjetėr. Nė Europė, ja edhe njė vit, e pastaj shqiptarėt do tė shkojnė me zotitn Nano president.
Pavarėsisht se cilat janė motivet e lėvizjes « MJFT », por njė gjė dihet, ajo dhe opinioni qytetar kanė kundėrshtuar
ngritjen e kazinosė nė qendėr tė Tiranės. Kazinoja do t’i bėjė karrshillėk edhe kishės ortodokse, qė po ndėrtohet ngjitur
me Ministrinė tonė tė Mbrojtjes. Ēuditėrisht ajo i ka themelet shumė tė thella. A thua se ajo ka dėshirė qė t’i lėvizė
Tiranės sonė edhe nga poshtė, sepse nga lartė ja ka parė hajrin. Njė kishė madhėshtore dhe njė kazino mo(derr)ne nė mes tė
Tiranės. Vetėm kėto i mungonin zemrės sė atdheut tonė tė dashur. Dikush me tė drejtė ka thėn se, « …Kali i Trojes
po futet mu nė zemėr tė Tiranės ». Gabohesh i dashur mik, ky ka(r)l ka kohė qė na ėshtė futur ne shqiptarėve, dhe kėtė
e kemi dhuratė nga qeverisja jonė so(zorr)cialiste.
2. Nė Vlorė. Vlora,
njė nga vendet e rralla tė Mesdheut, ėshtė bėrė pre e furisė dhe arrogancės pushtetare tė qeverisė dhe tė kryenministrit te
saj. Qyteti rrezikon qė 24 orė nė 24 orė, tė « pijė duhan » dhe tė kancerohet nga zhvillimi i industrisė moderne
tė periudhės sė zhvillimit tė tij modern. Virgjėrinė, bukurinė, pozitėn e mrekullueshme nė pikėn e ndarjes sė bregedetit ranor
dhe shkėmbor, e praruar midis zotit, qiellit dhe tokės, Vlora hap dyert e saj ēdo vit, pėr tė pritur miqtė e vizitorėt, duke
u ofruar mikpritjen shqiptare, zemrėn e bardhė, bukurinė dhe mirėsinė e saj, gjithēka tė mirė shqiptare. Kjo ėshtė Vlora,
qė di ta bėjė edhe politikėn, por di tė japė edhe traditėn mė tė mirė tė kombit tonė. Emra tė shumtė, qė tė lėnė mbresė dhe
tė ngjallin edhe nostalgjinė pėr historinė tonė, Kuduz Babai, kalaja e Kaninės, Parku madhėshtor i Llogorasė, porti me zhurmėn
e tij, plazhet e mrekullueshme tė jonianit, 340 ditėt me diell nė kėtė qytet tė zotit dhe tė perėndisė, tė falin njė perėndim
tė mrekullueshėm tė diellit midis ishullit tė Sazanit dhe gadishullit kryeneē, qė e mbron atė nga tallazet detare. Kush ka
pasur fatin tė sodisė qytetin nga maja e Kuduz Babait apo nga kalaja e Kaninės, menjėgherė mendja mund t’i ketė shkuar
nė Aleksandri, apo diku nė vendet mė tė mira tė botės, duke u krenuar me qytetin tonė. Tė gjitha kėto nuk ka se si tė mos
i bėjnė vlonjatėt tė mendojnė, se qeveria e tyre vėrtet « nuk e ka me gjithė mend » qė ta prishė imazhin e shkėlqyer
tė qyteti bregdetar. Dikush ka thėnė se « …ky qytet duhet tė ruhet vetėm si njė qytet turistik ». Jo nuk besojmė,
se kur e ka thėnė me siguri ka qenė i lajthitur. Dikush tjetėr i roitur nga mendtė e kokės ka thėnė, se do tė vijė njė ditė
qė « …grekėt dhe italianėt do t’u kenė shumė zili dhe mund tė kėrkojnė punėsim kėtu ». Ky besoj do tė
ketė qėnė ndonjė nga ata vizitorėt e mrekulluar nga nėna natyrė, dhe ka menduar se Shqipėria vėrtėt ka njė tė ardhme tė mrekullueshme.
Gabohesh i dashur mik, kjo nuk konsiderohet toka e shqiptarėve, por toka e premtuar e lakmitarėve pėrreth Shqipėrisė. Punė
e madhe se njė popullsi e tėrė mė shumė se sa votat qė Fatosi ka marrė pėr t’u bėrė kryeministėr, kėrkon pastėrtinė
e dhuratės sė natyrės. Kjo duhet tė bėhet njė tokė e nėmur dhe e harruar. Dhe Fatosi ka filluar t’i ndėshkojė vlonjatėt
pėr shpirtin e tyre rebel, sepse ata po i kėrkojnė paratė, ata po e zukasin nė prapanicė, pėr t’i kujtuar se nuk i ka
hiē mirė punėt me qytetin e sertė.
Por mendimi i ambientalistėve tė qytetit kundėrshtohet nga disa funksionarė karrikethyer, tė cilėt i gėnjen mendja, se
Vlora jo vetėm qė do tė zgjidhė hallet e saj me rafineritė, por ajo do tė pasurojė edhe shtetin e shqiptarėve !! Nuk
ka faj ēiraku tė bėj llogari me gishta, se defterėt e nxjerrin defiēit. Atij i duken shumė 60 milion dollarė, dhe merakoset
pėr vlonjatėt e mjerė qė do tė punojnė nė kėto impiante, pa i pėrfytyruar ata dhe fėmijėt e tyre tė verdhė, kollėshumė, asmatikė,
pa menduar pemėt e vyshkura dhe gjėlbėrimi nė faliment, pa menduar njė ēast se do tė vijė njė ditė qė qytetarėt e kėtij vendi,
do tė mallkojnė ditėn qė u dha mundėsinė tė jetėojnė “tė lumtur” nė qytetin e tyre bregdetar.
Ka dalė njė “dervish”
sot nė Vlorė, qė i ėshtė mbushur mendja se mund tė jetė mė i fortė nga dėshira dhe vullneti i qytetit tė sertė, vetėm e vetėm
se sot ai na qėnka dikush nė njė karrike. I shkreti nėnkryetar, e ka zėnė qė tani deliri i kėnaqėsisė, se me TEC-in e Vlorės,
ai nuk do tė vuajė mė pėr drita dhe jo vetėm kaq, por do tė ndihmojė edhe tė tjetėr nė hall. Dikush ka publikuar se “…projekte
tė tilla, me kaq pasoja pėr vendin, duhet tė vendosen me referendum dhe jo me njė firmė tė kryeministrit”. A e di vallė
kėtė Nanua, ja kanė thėnė apo edhe kėtė radhė si nė shumė tė tjera atė e kanė keqinformuar?! Ambientalistėt vlonjatė i ka
zėnė halli me pushtetarėt e tyre dhe me qeverinė e shqiptarėve. Dikush kėrkon tė nxjerrė tė palarat e qverisė nė shesh tė
mejdanit, duke thėne se, “…i gjithė projekti ėshtė mbajtur nė fshehtėsi tė plotė”. Gaboihesh i dashur mik,
qeveria shqiptare dhe kryeministri i saj janė mė trasparentėt nė Europė dhe nė botė. Dikush e ka quajtur “kėrcėnim pėr
qytetin”, dikush tjetėr “mashtrim tė qytetarėve nga qeveria”, e ēfarė nuk po thonė tjetėr. Vendimi i marrė
mė 19 shkurt tė vitit 2003 do tė vijė njė ditė qė do tė quhet dita e zezė e vdekjes sė qytetit tonė tė bukur. Ēudia mė e madhe
e qeverisė ėshtė fluska e ministrit tė Kulturės Rinisė dhe Sporteve, kur u tha shqiptarėve dhe vlonjatėve se, “…ėshtė
miratuar edhe njė park turistik me qendėr nė Orikum”. Me siguri djaloshi ministėr ka trasmetuar ndonjė nga ato shakatė
me kripė tė zotit Nano pėr tė joshur vlonjatėt “sherrxhinj e grindavecė”. Nuk ėshtė e vėrtetė, gėnjejnė amerikanėt
e interesuar pėr projektin AMBO, kur thonė se “…zona do tė ketė pasoja tė konsiderueshme nė rast se do tė kthehet
nė njė park energjitik”. Kėta amerikanėt nuk janė nė rregull, qė fusin panikun nė qytetin tonė!!
3. Nė Korēė. Mėsojmė se sė fundi nė Korēė ėshtė inaguruar shkolla fillore “Omonia” dhe dega kompjuterike
e fakultetit nė gjuhėn greke. Edhe kėtė Korēa dhe Shqipėria e kishin mangut. Minoritarėt grekė nė Korēė do tė kėrkojnė shkollėn
dhe gjuhėn e tyre, dhe nuk ėshtė ēudi qė ndonjė ditė do tė na kėrkojnė tė krijojnė ndonjė “shoqatė studentore”
minoritare edhe nė Universitetin e Tiranės, pėr tė kėrkuar nė tė ushtrimin e gjuhės greke. Shkolla fillore greke nė Korēė,
padyshim qė do t’i japė frytet e saj pas 20-30 vjetėsh. Ėndėrra “e herėshme” greke ka filluar tė lulėzojė
dhe Korēa e traditės sė kulturės shqiptare ka nevojė pėr “pak mė shumė helenizėm”. Nuk ka faj as kryepeshkopi
Janullatos e as tė tjerėt qė bėjnė zhurmėn pėr tė drejtat e mohuara tė minoritarėve nė Shqipėri. Ka mė se 15 vite qė qeveritė
nė Shqipėri i kanė ushqyer orekset greke, duke dhunuar dinjitetin dhe identitetin tonė kombėtar.
Nė morinė e ngjarjeve qė nuk mungojnė nė Shqipėri lexuesi ėshtė
nė gjendje tė dallojė atė qė i mungon, atė qė i dhunohet, atė qė i mohoet nga qeverisja e tij. Shqiptarėt e stresuar nga politika
nuk e meritojnė kėtė qeverisje.
|